Pendarovski: Qeveria nuk ka ndërmend të ecë drejt BE-së – Po afrohet me vendet jo-demokratike të Evropës

Shkup — Ish-presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë vullnet të vërtetë për të çuar përpara procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përkundër retorikës zyrtare që e paraqet BE-në si “qëllim strategjik”.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Pendarovski e cilësoi si “retorikë të zbrazët” deklaratën e ministrit të Jashtëm, i cili së fundmi e përshkroi SHBA-në si partner strategjik dhe BE-në si objektiv strategjik. “Të gjithë ata që janë të angazhuar në politikën e jashtme e dinë mirë që kjo qeveri nuk ka ndërmend të ecë drejt BE-së me këto kushte,” theksoi ai.

Sipas Pendarovskit, Maqedonia është rasti i parë në historinë e zgjerimit evropian ku një vend kandidat vendos kushte për një shtet anëtar, në këtë rast Bullgarinë, për të pranuar gjykime nga Strasburgu apo për të njohur pakicën maqedonase. “Këto mesazhe janë për konsum të brendshëm. Qeveria nuk ka asnjë synim të ndryshojë Kushtetutën apo të përfshijë bullgarët. Dhe kjo është e vetmja pengesë për të avancuar,” u shpreh ai.

Ai kritikoi ashpër edhe orientimin e ri ekonomik të qeverisë, e cila po ndërton partneritete me vende si Hungaria, të cilën BE-ja po e sanksionon për shkelje të vlerave demokratike. “Po mësojmë nga Viktor Orbán, njeriu që shpiku termin ‘demokraci joliberale’ dhe që shfaq krenari për këtë model qeverisjeje,” tha Pendarovski me ironi. “Pse nuk ndërtojmë një partneritet strategjik me Gjermaninë, e cila ka një qeveri konservatore që është në të njëjtin grup politik me VMRO-DPMNE-në?”

Në përfundim, Pendarovski paralajmëroi se po shfaqet qartë një tendencë për t’u lidhur me vende që kanë qëndrime anti-evropiane dhe që janë të izoluar brenda vetë Bashkimit Evropian. “Po afrohemi me ‘dele të zeza’ të BE-së. Çfarë saktësisht do të mësojmë prej tyre?” pyeti ai retorikisht.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu