Pendarovski për DW: Marrëveshja me Britaninë nuk është partneritet strategjik, por një letër qëllimi për kredi (VIDEO)

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka hedhur dyshime serioze mbi natyrën e marrëveshjes së fundit të ratifikuar midis Shkupit dhe Londrës, duke deklaruar se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje strategjike, siç është prezantuar publikisht.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Pendarovski tha se dokumenti që është miratuar në Kuvend të mërkurën është një memorandum bashkëpunimi ose letër qëllimesh, dhe jo një marrëveshje e mirëfilltë strategjike.

“Në përmbajtje, ai tekst nuk përmban asgjë strategjike. Janë përmendur katër fusha për bashkëpunim, për të cilat duhet të formohen grupe pune dhe të saktësohen projektet që mund të financohen – me kredi britanike për projekte infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se mund të ketë një marrëveshje të dytë në të ardhmen, e cila mund të trajtojë aspektet strategjike të marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar, por kjo aktuale nuk është ajo.

“Kjo nuk është marrëveshje strategjike. Është thjesht një parim për t’u ulur dhe për të parë se çfarë ju nevojitet për kreditim”, përfundoi Pendarovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

Hill: Demaçi ishte kundër çdo gjëje që s’kishte pavarësi, kur kishte problematika supozonim që ishte ai

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha të martën në Hagë se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk...

Hill për Xhavit Halitin: Dikush më tha se ishte në nivel të lartë, e dikush se ishte shok me të rëndësishmit e UÇK-së

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë po dëshmon ish-ambasadori amerikan Christopher Hill. Ai është pyetur në lidhje me një deklaratë të Shukri Bujës, për takimin...

Hill: Përshtypja ime ishte që Kransiqi s’ishte i rëndësishëm në UÇK

Dëshmitari Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se hera e parë që e kishte takuar Jakup Krasniqin ishte në Dragobil, e...

Hill: Nuk besoj se Thaçi ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu