Pendarovski: Nga partneriteti me Trump kemi marrë vetëm tarifa – një dështim amatoresk (VIDEO)

Shkup — Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka kritikuar ashpër afrimin e fundit të qeverisë me administratën e Donald Trump, duke e cilësuar këtë qasje si një “dështim kolosal amator” në orientimin e politikës së jashtme të vendit.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Pendarovski ironizoi deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili ka shpallur një “normalitet të ri” dhe ka pretenduar se Maqedonia është “e para në radhë” për presidentin amerikan. “E vetmja gjë që kemi marrë nga ky partneritet i forcuar janë tarifat doganore. Dhe kjo nuk është aspak një arritje – është një dëm për qytetarët tanë,” deklaroi Pendarovski.

Ai shtoi se glorifikimi i disa figurave të diasporës ose lobistëve si Lutnik apo Richard Grenell si ura të privilegjuara drejt administratës Trump është tregues i një keqllogaritjeje të thellë dhe ata thjeshtë kanë llogaritjet e tyre personale për koncesione në Maqedoninë e Veriut. “Kur përballesh me një lider si Trump, i cili vepron mbi baza tërësisht transaksionale dhe është i interesuar vetëm për burime dhe para, çfarë kemi ne për t’i ofruar? Absolutisht asgjë,” theksoi Pendarovski.

Në vlerësimin e tij, një politikë e jashtme e bazuar në perceptime të gabuara dhe pritshmëri të pambështetura është jo vetëm joefektive, por edhe e rrezikshme për pozicionin ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu