Duke pritur raportin e BE!

Nga: Medai Shaholli
Pas disa dy a tre javësh BE-ja do ta paraqes raportin për ngecjen e negociatave me “Severnën”, e cila për shkak të vetos bullgare dhe kryeneçit Micko nuk do t’i hapin negociatat me državën tonë, ndërsa vredistët kanë deklaruar se na duhet edhe një çik kohë për ta bindur despotin e tyre për hapjen e negociatave.

Me VREDI-n apo jo negociat nuk hapen pasi vetoja bullgare është një barrierë e pakapërcyeshme që “Severna” të ngec në kënetën e pabarazisë dhe të diskriminimit të shqiptarëve, në vend që vetoja duhet të ishte instrument në duar të partive shqiptare si kusht, se pa heqjen e nofkës së turpit të 20%, partitë shqiptare nuk do votonin për ndryshimet kushtetuese!

Paritë shqiptare i “hëngrën” fjalët dhe të pabesët e shkelën besën kur para një viti u zotuan se brenda 6 muajve do të ndodhin ndryshimet kushtetuse në të kundërtën do të tërhiqeshin nga qeveria dhe ja sot gati pas 1 viti ndryshimet kushtetuese nuk ndodhën me gjasë edhe për shumë kohë!

Ato zotime që i bën vredistët para 1 viti u “dogjën”, ndërsa sot po kërkojnë edhe një afat tjetër për ta bindur rusofilin Micko, por më kot japin deklerata pasi kryekomiti ata nuk i bën hesap.
Tashmë është e qartë se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë më qullashët e VREDI-t, sepse për premierin Micko ata shërbejnë si dekor para ndërkombëtarëve si përfaqësues “të pakicave nacionale” në qeverinë e koalicionit, të cilët i çojnë kartonët e gjelbër sa herë që ia kërkon shefi i tyre gjithmonë gati edhe kur nuk i pëlqejnë vendimet e tij.

Edhe ky qershor do të kaloj si rrëfenja e radhës me një JO për “Severnën” në rrugën e saj qorre për mos të mbërritur në Bruxelles!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu