Dauti: Në Kuvend ligji që mund të lë 260 mijë qytetarë jashtë përfaqësimit – 66% shqiptarë

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti ka alarmuar për seancën e sotme të Kuvendit që sipas saj është në rrezik përfaqësimi i 260 mijë qytetarëve, për shkak të shlyerjes së tyre, ku 66% janë shqiptarë.

Sipas saj, në shtator të vitit të kaluar, në heshtje dhe pa asnjë kundërshtim nga pjesëmarrësit në Qeveri, kaloi vendimi për përjashtimin e 260.000 qytetarëve nga përllogaritja për përfaqësim në punësime, buxhet dhe pushtet lokal.

“Prej tyre, 66% janë shqiptarë, mbi 172.900 persona. Tani, ky vendim po tentohet të bëhet ligj, përmes ndryshimeve në Ligjin për vetëqeverisjen lokale, që nesër do të jetë në seancë plenare në Kuvend”, shkruan deputetja Ilire Dauti.

Postimi i plotë i deputetes Ilire Dauti i publikuar mbrëmë:

Nesër (28.05.2025) në Kuvend – në rrezik përfaqësimi i 260.000 qytetarëve, shumica shqiptarë!

Në shtator të vitit të kaluar, në heshtje dhe pa asnjë kundërshtim nga pjesëmarrësit në Qeveri, kaloi vendimi për përjashtimin e 260.000 qytetarëve nga përllogaritja për përfaqësim në punësime, buxhet dhe pushtet lokal. Prej tyre, 66% janë shqiptarë, mbi 172.900 persona.

Tani, ky vendim po tentohet të bëhet ligj, përmes ndryshimeve në Ligjin për vetëqeverisjen lokale, që nesër do të jetë në seancë plenare në Kuvend. Kjo nënkupton që mërgata jonë – pjesë e pandarë e popullit – të fshihet nga numri i këshilltarëve në komunat tona.

Kjo nuk është vetëm padrejtësi statistikore, por një goditje e rëndë ndaj përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë jashtë përkohësisht, por që mbajnë lidhje të forta me vendlindjen.

Vetëm nga ndarja e kredisë hungareze, vendbanimet shqiptare morën afro 8.5 milionë euro më pak. Tash po zvogëlohet edhe numri i këshilltarëve.

Të flasim me fakte tani, që të mos mbetemi duke numëruar pasojat më vonë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sot fillon provimi i maturës shtetërore, do të testohen mbi 15.000 nxënës

Mbi 15.000 nxënës në vitin e fundit të arsimit të mesëm sot do t’i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetëtore të këtij...

Pendarovski: Qeveria nuk ka ndërmend të ecë drejt BE-së – Po afrohet me vendet jo-demokratike të Evropës

Shkup — Ish-presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë vullnet të vërtetë për të çuar përpara...

Pendarovski: Marrëdhëniet me SHBA nuk janë as të reja e as të jashtëzakonshme – kemi pasur përpara takime në Shtëpinë e Bardhë

Shkup — Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka hedhur poshtë narrativën e qeverisë aktuale se vendi po hyn për herë të parë...

Pendarovski: Britania synon qendra për migrantët në Ballkan, jo partneritet strategjik

Shkup — Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka hedhur dyshime të forta mbi qëllimet reale të Mbretërisë së Bashkuar pas marrëveshjes së...

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar dështimin e sërishëm të seancës konstituive, duke thënë se është e pasigurt...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu