Lloga: Pabarazi alarmante nga vLEN_VMRO – Në Institutin e Shëndetit Publik, nga 22 punësime vetëm 3 janë shqiptarë, ndërsa largohen 12 shqiptarë me kontratë

Krenar Lloga denoncon: Pabarazi e thellë në punësimet në Institutin e Shëndetit Publik

Nën qeverisjen e VLEN-VMRO, Instituti i Shëndetit Publik është bërë shembull i një pabarazie shqetësuese në punësime – kështu ka deklaruar ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në një postim publik.

Sipas tij, të dhënat flasin qartë:

7 maqedonas, 0 shqiptarë – Specializantë mjekë

11 maqedonas, 3 shqiptarë – Laborantë dhe motra medicinale

4 maqedonas, 0 shqiptarë – Administratorë

Përveç mungesës së përfaqësimit në punësimet e reja, Lloga thekson se 12 shqiptarë janë larguar nga puna, të cilët më parë ishin të angazhuar me kontratë në vepër në këtë institucion.

“#VasalitetiNUKvlen” – shkruan Lloga, duke e mbyllur denoncimin e tij me një thirrje kundër nënshtrimit politik dhe diskriminimit institucional.

Ky reagim vjen në një kohë kur komuniteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut gjithnjë e më shumë ngre shqetësime për përjashtimin nga institucionet publike dhe mungesën e barazisë në tregun e punës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu