Taravari parlajmëron bashkëpunim me çdo parti përveç ”të majtës” për zgjedhjet lokale

“Kemi përjashtuar edhe disa anëtarë të kryesisë, të cilët tashmë po shprehen publikisht kundër Aleancës për Shqiptarët. Anëtarët e kryesisë që u përjashtuan janë gjithsej tetë nga 46 anëtarë të Kryesisë Qendrore, kështu që vazhdon me shumicën e anëtarëve, ndërsa kuvendi me shumicë absolute në Kuvendin Qendror. Për Mimoza Musën nuk është marrë vendim, sepse mesazhi nuk është përcaktuar mirë, a do të mbetet me Aleancën për Shqiptarët apo me Vlenin, nuk kemi një mesazh të qartë”, tha Taravari.

Ai ka vlerësuar se partia tani është më e pastër, pasi sipas tij ata që janë larguar nuk kanë menduar për popullin. Taravari aktualisht po punon vetëm me tre deputetë, pasi deputetja Mimoza Musa deklaroi se do të mbetet pjesë e koalicionit “Vlen” në Qeveri.

“Pas largimit të atyre që u intereson vetëm pushteti, Aleanca për Shqiptarët do të rritet fuqishëm dhe do të bëhet një forcë politike udhëheqëse në të ardhmen”, tha Taravari.

Ai bëri të ditur se Kuvendi e ka konfirmuar vendimin e partisë që të largohet nga Qeveria dhe të dalë e vetme në zgjedhjet lokale të tetorit. Ai ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do të bashkëpunojë edhe me BDI-në edhe me “Vlenin”.

“Në Manastir, në Kërçovë, në Bërvenicë, në Çashkë, në Prespë, në Butel do të bashkëpunojmë me BDI-në dhe me “Vlen”, sepse vetëm kështu mund t’i ndihmojmë shqiptarët dhe është në interes të shqiptarëve, në komunat e tjera do të shohim… Nuk kemi një vendim përfundimtar. Nuk përjashtojmë bashkëpunimin me asnjë parti politike opozitare, përveç të Majtës. Të jeni të sigurt se ne nuk do të bashkëpunojmë me të Majtën”, tha Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu