Shaholli: Micko nxjerr dhëmbët e nacionalizmit!

Me rastin e përurimit të një rruge fshati ku ishte i pranishëm premieri Micko, i cili përfitoi nga rasti duke nxjerr dhëmbët e nacionalizmit si trimi që nuk pranon shantazhe për kushtet e eurointegrimeve.

Ai më tej tha se “ne nga një lider në rajon që ishim për eurointegrimet sot kemi ngecur për shkak të fajit dhe dëmit që na ka bërë një ministër i qeverisë së kaluar ( e kish fjalën për Bujar Osmanin), i cili ka biseduar për identitetin tim maqedonas”!

Despoti Micko gjithashtu tha si formë hamarrje dhe kërcënimi për veprimet që i ka bërë ministri “državës Severna” do të ngelet në memorien kolektive për dëmin që ai ka sjellë vendit ai njeri!

Duke mos bër avokatin e djallit këtu duhet theksuar se ish ministri (Bujar Osmani) vërtetë i ka bër dëm të madh jo identitetit maqedonas, por gjuhës shqipe pasi në negociatat me BE-në nuk vuri si kusht heqjen e nofkës së turpit për hapjen e negociatave.

Atë që kërkon premieri Micko nga të tjerët që ta njohin si identitetin e tij, ai ia mohon shqiptarëve të sanksionuar në kushtetutë si identitet nomad pa emër që përmendet vetëm si shifër.
Si duket 20% do të qëndroj aty në kushtetutë si gur varri edhe për dekada të tëra për shkak të mosgatishmërisë të subjekteve politike si në pozitë ashtu dhe në opozitë për ta hequr atë kërmë që kundërmon nenet e një shteti të pabarazisë dhe të supremacisë së sllavo-maqedonëve mbi të tjerët.

11 maji i vitit 2011, i ngeli në klasë të gjitha subjektet politike shqiptare si servile të pushtetit, kur ata u blenë dhe u shitën nga rrufjani Zajko, ku në emër të eurointegrimeve bënë kurban gjuhën shqipe, duke e lënë 20% të paprekur me rastin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese si një kufomë pa shpirt, të një kulture dhe të një gjuhe pa identitet.

Për këtë shërbim ndaj mohimit të identitetit kombëtar partiçkat tona qasen në oborrin qeveritar për të marrë nga premierët e “državës” kockat e ngelura si shpërblim për lojalitet ndaj pushtetit.

Por, dhëmbët e nacionalizmit kryekomiti Micko duhet t’i drejtoj ndaj të tjerëve që nuk ia njohin atë identitet të shpifur dhe jo ndaj një ministri ( ku ai përfshinë gjithë shqiptarët) që nuk respektonte as identitetin e tij gjuhësor të 20% të nëpërkëmbur, kur arsyetohej për fshirjen e saj nga kushtetuta duke e lënë për një herë tjetër.

Mbase një ditë subjekte të tjera do të lindin dhe nuk do të lejojnë të nëpërkëmbet identiteti ynë ashtu siç thotë despoti Micko për identitetin e tij.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu