Një grua gjermane “me probleme psikike” plagosi me thikë 18 persona në Hamburg!

Bahri Cani

Vetëm gjatë kësaj jave kanë ndodhur tri sulme me thika në Gjermani që si pasojë kanë pasur rreth 25 të plagosur.
Në Bilefeld një sirian ka plagosur pesë persona që po dëfreheshin para një klubi nate. Në Berlin një fëmijë 13-vjeçar ka sulmuar dhe lënduar një fëmijë tjetër 12-vjeçar me thikë. Ndërsa mbrëmë në Hamburg një grua ka sulmuar me thikë dhe ka plasgosur plot 18 persona!
Ngarja mbrëmë ka ndodhur në stacionin hekurudhor në Hamburg. Një grua gjermane, 39-vjeçare, ka sulmuar udhëtarët dhe kalimtarët e rastit dhe me thikë ka plagosur të paktën 18 persona. Katër prej tyre janë në rrezik për jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar rëndë. Të tjerët më lehtë.
Policia e ka arrestuar këtë grua, e cila sot do të nxirret para gjykatës. Zëdhënësi i policisë thotë se bëhet fjalë për një gjermane. Sipas policisë, ajo ka vepruar në “gjendje të rënduar psikike”. Deri tani nuk dihet nëse ajo ka vepruar me motive politike, fetare apo raciste, por dihet se ka terrorizuar dhe ka plagosur të paktën 18 persona, disa persona kanë kërkuar edhe ndihmë për shkak të shokut dhe frikës, e frikë e shok kanë përjetuar edhe familjarët e të sulmuarve.
Menjëherë kanë reaguar edhe kancelari Merz, ministri i Brendshëm Dobrindt dhe disa politikanë të tjerë dhe e kanë dënuar këtë vepër dhe kanë kërkuar sqarimin e të gjitha rrethanave të sulmit.
Ky është rasti i dytë që një grua me origjinë gjermane në disa muajt e fundit sulmon njerëzit e pafajshëm me thikë.
Më parë, në fund të gushtit të vitit të kaluar, një grua 32-vjeçare ka sulmuar dhe plagosur pesë persona në një autobus në Siegen. Sulmi ka mundur të ketë pasoja shumë më të rënda, por ate e kanë evituar disa shqiptare, të cilat përkundër faktit që ajo kishte thikën në dorë, e kanë kapur dhe e kanë rrëzuar, e kanë pamundësuar të sulmojë njerëz të tjerë. Për këtë ka pasur mirënjohje edhe nga autoritetet.
Muajt e fundit ka pasur rregullisht sulme me thika në pjesë të ndryshme të Gjermanisë me motive të ndryshme. Ka pasur edhe të vrarë dhe të lënduar shumë.
E siç e thash, vetëm gjatë kësaj jave janë regjistruar tri sulme të rënda me pasoja të shumta në njerëz, ndaj kërkohen masa urgjente dhe vendimtare nga autoritetet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu