Nënkryetarja e Forumit të Gruas të ASH-së(Taravari) distancohet nga Taravari: Vendimi për braktisjen e Qeverisë, i papranueshëm dhe pa sqarim

Nënkryetarja e Forumit të Gruas dhe anëtare e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët krahu i Taravarit, Naime Islami Zeqiri, është distancuar publikisht nga vendimi i kryetarit të partisë, Arben Taravari, për t’u larguar nga koalicioni qeveritar dhe bashkëpunimi me VLEN-in.

Përmes një deklarate të fuqishme në rrjetet sociale, ajo ka kritikuar vendimin e Taravarit, duke e cilësuar si të njëanshëm, të paarsyetuar dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet për të cilat ajo dhe shumë të tjerë janë angazhuar.

“Të thuash ‘JO’ është një akt guximi, sidomos kur kjo ‘JO’ është qëndrim ndaj një vendimi që shkel mbi parimet tona dhe mbi kauzën për të cilën kemi luftuar me përkushtim dhe kemi sakrifikuar,” ka shkruar Islami Zeqiri.

Ajo shprehet e zhgënjyer nga drejtimi që ka marrë lëvizja politike dhe paralajmëron se nuk mund të heshtë përballë një vendimi që, sipas saj, i nënshtrohet përfitimeve dhe kalkulimeve personale, në vend të interesit të qytetarëve.

“Kam qëndruar përkrah Aleancës me bindjen se kjo ishte një lëvizje që përfaqësonte shpresën dhe vullnetin për ndryshim. Vendimi i fundit për t’u tërhequr nga qeverisja, pa një sqarim të plotë dhe pa përgjegjësi ndaj qytetarëve që na besuan, përbën një kthesë të gabuar,” thekson ajo.

Zeqiri thotë se nuk largohet nga partia që e ka ndërtuar me përkushtim, por nuk pranon të mbështesë një drejtim që, sipas saj, devijon nga qëllimi fillestar. Ajo u bën thirrje strukturave të ASH-së që të tregojnë përgjegjësi dhe të japin sqarime të qarta për qytetarët.

“Qytetarët meritojnë vendime të bazuara në parime, jo në llogari politike. Është koha të flasim hapur dhe të qëndrojmë me ata që ende besojnë se politika është mjet për t’u shërbyer njerëzve, jo për t’i manipuluar ata,” përfundon reagimin e saj Naime Islami Zeqiri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas sulmit në Tetovë, Lloga: Qeveria po ushqen frymën e pandëshkueshmërisë

Dy nxënës të shkollës së mesme janë sulmuar fizikisht në Tetovë nga tifozët e “Vojvodës” maqedonas. Rasti ka nxitur reagime të forta, mes tyre...

Mexhiti: Vetura e Ali Ahmetit qëndroi 24 orë në stacion policor, dyshohej se Gruevski kishte ikur me të

Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë ndaj...

Skandal në Tetovë: Dy nxënës shqiptarë sulmohen nga mbi 20 tifozë të “VOJVODËT”!

Një incident i rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku dy nxënës të rinj shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike janë sulmuar nga mbi 20...

Takim i Selës në Haraçinë: Nga një kafe, në diskutime për fitoren

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Haraçinës, Skënder Isufi, Driton Nebiun dhe kryesinë e degës lokale....

Ambasadori Meidani shpreh solidaritet me gazetarin Naser Selmani, kërkon zbardhjen urgjente të rastit

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas dëmtimit të automjetit të gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu