Rexhepi: Lejet e ndërtimit i jep një kompani e afërt e Kasamit, jo Urbanizmi

Nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi sonte në OnTime në Tv Koha duke folur për komunën e Tetovës dhe keqmenaxhimin e saj u shpreh se me Urbanizimin në Tetovë nuk menaxhon Bilall Kasami, por oligarkë të mafias urbane duke pretenduar në një kompani e afërt me Kasamin e cila i merr të gjitha punimet dhe tenderet nga Kasami.

“Me Urbanizimin në Tetovë nuk menaxhon komuna, por menaxhojnë dy tre oligarkë të mafias urbane, gjithçka bëjnë ata. Komuna e Tetovës nuk i sjell planet detale, nuk e bën planifikimin që duhet njerës kopetent ta bëjnë, e bëjnë kompanitë e afërta të Kasamit për shkak të interesave të tyre” u shpreh Rexhepi duke potencuar se të gjitha projektet janë pa leje ndërtimi.

Rexhepi tha se Kasami po ndërton pa leje ndërtimi.
“Bulevardi Boris Kidriç ndërtohet pa leje ndërtimi” tha Rexhepi ku sipas tij kjo është çmenduri që bën kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Rexhepi shtoi se lejet e ndërtimit në komunën e Tetovës menaxhohen nga një kompani e mafias urbane. Sipas tij nëse do të jetë bartës i procesit të ndryshimit nuk do të lejojë që lejet e ndërtimit të menaxhohen nga mafia urbane./TS/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu