Maqedonia do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë

Maqedonia do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë. Pjesa e Maqedonisë e gazsjellësit është 68 kilometra e gjatë dhe duhet të lidhet me anën greke, shkruan Alsat.

Ndërlidhësi i gazit do të ndërtohet nga një kompani vendore që ofroi çmim më të ulët se 12 milionë euro krahasuar me kompanitë e tjera.

“Duke nënshkruar këtë marrëveshje për pjesën maqedonase të ndërlidhësit të gazit, ne shënojmë fillimin e investimit më të madh në energji në 10 vitet e fundit. Janë rreth 68 kilometra infrastrukturë moderne që do të na lidhin me Greqinë. Megjithatë, shumë më e rëndësishme është se do ta lidhë vendin tonë me tregjet dhe vlerat evropiane të energjetikës”, tha Sanja Bozhinovska– ministre e Energjetikës.

Drejtori ekzekutiv i “Nomagas”, Muhamet Elmazi, thotë se kjo marrëveshje siguron qasje më të madhe në burimet e gazit natyror, zhvillim dhe progres ekonomik, si dhe mbrojtje të mjedisit.

“Kjo marrëveshje siguron diversifikim dhe qasje në burime të shumta të gazit natyror, siguron zhvillim ekonomik, progres dhe mbrojtje të mjedisit, kontribuon në sigurinë e furnizimit me energji, si dhe në transitin e një prej burimeve më të rëndësishme të energjisë dhe kapitalit për të ardhmen e energjisë”, u shpreh Muhamet Elmazi– drejtor ekzekutiv i “NOMAGAS” Sh.A Shkup.

Ndërtimi i këtij lidhësi do të zgjasë 22 muaj kurse pritet të vihet në funksion në vitin 2027. Kompania që do të ndërtojë gazsjellësin thotë se do ta përfundojë atë në kohë dhe se nuk do të ketë prolongim të afatit, duke shtuar se janë të pajisur me të gjitha materialet e nevojshme për të gjitha fazat. / Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu thirrje Druzëve: “Mos e kaloni kufirin për në Siri, lëreni IDF-në të bëjë punën e saj”

Zyrtarët izraelitë reagojnë ndaj dhunës së vazhdueshme në Sweida të Sirisë midis forcave të regjimit dhe komunitetit lokal Druzë Kryeministri Benjamin Netanyahu u bëri thirrje...

Raportohet se druzët e kanë ngritur flamurin e Izraelit në qytetin Sweida të Sirisë

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet një flamur izraelit që po vendosej në kulmin e një ndërtese në qytetin jugor sirian,...

Pamje kur bombardohet Ministria e Brendeshme Siriane

Izraeli ka bombarduar Damaskun. Nga pamjet video që qarkullojnë në mediat sociale shihet teksa hidhet në erë Ministria e Mbrojtjes e Sirisë. Gjithashtu mësohet nga raportimet...

Turqia kritikon sulmet izraelite ndaj Damaskut

Ministria thotë se Siria pati një mundësi historike për të jetuar në paqe Sulmet ajrore izraelite në Damask — që synojnë selinë e ushtrisë siriane,...

Izraeli bombardon Damaskun

Izraeli ka bombarduar Damaskun. Nga pamjet video që qarkullojnë në mediat sociale shihet teksa hidhet në erë Ministria e Mbrojtjes e Sirisë. Gjithashtu mësohet nga raportimet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu