OVLUÇK Kosovë: Paralajmërimet për dënime të tjera të krerëve të UÇK-së janë alarm për drejtësinë dhe shtetin

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër pas paralajmërimeve të fundit të bëra publike nga ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit, duke i cilësuar ato si një sinjal të rëndë dhe alarmues për drejtësinë dhe vetë shtetin e Kosovës.

Sipas kësaj organizate, deklaratat e ekipit mbrojtës që paralajmërojnë përgatitjen e dënimeve të tjera nga Prokuroria në Hagë kundër krerëve të UÇK-së, forcojnë bindjen se procesi gjyqësor ndaj tyre nuk ka si qëllim zbardhjen e së vërtetës, por ndëshkimin politik të figurave udhëheqëse të luftës çlirimtare.
“Janë bërë katër vjet e gjysmë që nga momenti kur krerët dhe pjesëtarët e UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë, në rrethana që çdo ditë më shumë dëshmojnë karakterin e padrejtë dhe të njëanshëm të këtij procesi,” thuhet në reagimin e OVL-së.

Duke përmendur dënimet ndaj Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës si shembuj të vendimeve të padrejta, organizata thotë se këto procese janë bërë në emër të drejtësisë, por në fakt synojnë të godasin legjitimitetin e luftës çlirimtare dhe të dëmtojnë shtetësinë e Kosovës.
“Luftëtarët e lirisë që sot ndodhen pas grilave janë burra që kontribuuan në çlirimin e vendit dhe themelimin e shtetit të Kosovës. Në vend që të nderohen, ata po përballen me një proces që më shumë ngjan me ndëshkim politik sesa me drejtësi ndërkombëtare,” vijon reagimi.

OVL e UÇK-së thekson se Gjykata në Hagë nuk ka për qëllim vetëm ndjekjen e individëve të caktuar, por, sipas saj, po tenton të minojë legjitimitetin e UÇK-së dhe përmes saj edhe vetë shtetësinë e Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu