Refuzoi ftesën e Kurtit, Abdixhiku: A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një reagim pas dështimit të radhës të seancës konstituive.

Abdixhiku po ashtu ka folur edhe për refuzimin e ftesës që i ka bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka shkruar se me të tillët nuk mund të ketë takim e as mirëkuptim.

“A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë! Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë. Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë! Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin! Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund! Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shtuar “LDK e ka të qartë. Prandaj është konsistente. Para, gjatë e pas zgjedhjeve”.

“Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Pas dhjetë vjetësh nga zgjedhja e tij si anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në vitin 2015, profesori Izet...

Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në...

Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Rusia e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj me qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vucic, të gjendur në një udhëkryq mes saj dhe Perëndimit. Zëdhënësja e...

Kurti: Opozita vendos! Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se pas propozimit të Glauk Konjufcës për mandatar për formimin e Qeverisë, i mbetet opozitës të...

Raporti i BE’së: Nga Kosova pritet ta nis Asociacionin, Serbia njohjen e simboleve, dokumenteve – s’po i zbatojnë marrëveshjet

Pak ditë më parë, Komisioni Evropian ka miratuar Pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga vendet partnere...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu