Ymeri paralajmëron krizë institucionale: LVV po jep shenja të bllokimit

Visar Ymeri ka shprehur shqetësimin e tij rreth zhvillimeve të fundit politike, duke paralajmëruar mundësinë e një krize institucionale nëse nuk konstituohet Kuvendi më 15 prill, datë që sipas tij duhet të ishte momenti i funksionalizimit të institucioneve pas zgjedhjeve.

“15 prilli do të duhej të ishte data kur konstituohet Kuvendi. Unë shpresoj dhe i bëj ftesë të gjithë deputetëve që ta tejkalojnë këtë”, deklaroi Ymeri në “VV Show”.

Ai kritikoi qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar jo demokratike.

Sipas Ymerit, deklarata e Glauk Konjufcës që sugjeronte se nëse nuk ka Kuvend që voton qeverinë, atëherë s’ka as arsye për konstituim të tij është një sinjal i qartë i bllokimit të procesit politik.

“Po e përafrazoj. Kjo është qasje shumë problematike. Ai po paralajmëron bllokim. Ti kur nuk i ke numrat duhet me lëshu rrugë, le të provon dikush tjetër”, shtoi ai.

Ymeri e cilësoi këtë qasje si një cënim të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe funksionimit institucional të vendit.

“Ky cënim i demokracisë që i bëhet institucioneve është një hap më larg interesave të Kosovës”, përfundoi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kur presioni publik e përmirëson drejtësinë: Nga Haga e sotme te precedentët historikë, pse duhet protestuar?

Shkruan: Besir Bajrami Presioni qytetar dhe mediatik mund ta bëj dallimin mes padrejtësisë dhe drejtësisë, edhe në rastet ndërkombëtare më të ndërlikuara. Historia dhe praktikat...

“Bëni share ose harro vendime!” – mesazhi kërcënues i kunatit të Bekim Salit tregon si trajtohen qytetarët nga njerëzit e pushtetit

Një mesazh i dërguar nga Ermal Fuga, kunati i Bekim Salit, ka ngjallur reagime dhe shqetësim në rrjete sociale. Përmbajtja e mesazhit zbulon një...

Në tregjet botërore çmimi i arit vazhdimisht po arrin rekorde

Çmimi i arit ka arritur në nivele tejet të larta, edhe atë mbi 4,000 dollarë për ons. Që nga viti i kaluar, çmimi i...

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në Mitrovicë, Peci del i pari

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Jugut në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Faton Peci nga Vetëvendosje...

Albi Qamili thyen heshtjen zgjedhore, KSHZ të reagojë!

Bartësi i listës për Tetovë nga VLEN, Albi Qamili, ka thyer heshtjen zgjedhore duke postuar një videomaterial sot rreth orës 15:20. Në videon e postuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu