Osmani kritikon ashpër Kurtin: Kosova ka zero tarifa doganore ndaj Serbisë, por i ka vënë SHBA-së! Nuk ka turp më të madh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Qeverisë në lidhje me politikat tregtare ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e quajtur të papranueshme që Kosova mban tarifa doganore ndaj aleatit të saj më të rëndësishëm, ndërsa ka zero tarifa doganore ndaj Serbisë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Osmani theksoi se kjo çështje nuk lidhet vetëm me politika fiskale, por me pozicionimin strategjik të vendit ndërsa shtoi se kjo gjë është një turp i madh.

“Sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së. Për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”, tha ajo.

Presidentja u shpreh e zhgënjyer që propozimi i saj për heqjen e këtyre tarifave doganore nuk u mirëprit nga institucionet shtetërore.

“Unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam Presidente e Kosovës dhe mbroj interesin e këtij shteti. Propozimet që vijnë nga qytetarët duhen dëgjuar, e aq më shumë ato që vijnë nga Presidentja. Unë pashë në fakt refuzim, në praktikë kjo është refuzim”, nënvizoi ajo.

Ndërkohë, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kundërshtuar publikisht qëndrimet e Presidentes, duke e kritikuar propozimin e saj për heqjen e tarifave doganore ndaj SHBA-ve, çka ka thelluar më tej përplasjet ndërmjet dy institucioneve më të larta të vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në prehërin e Mickos!

Pa dorashka Ky është shpërblimi për Bilin e vockël nga ana e kryekomitit Micko (duke e mbajtur në prehër vasalin e vockël), me urdhër të...

Mickoski: Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar

Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të...

Nëse Fronti garon me Bujar Osmanin në Çair, atëherë VLEN do të garojë me Izet Mexhitin?

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në emisionin “24 Analiza” deklaroi se nuk e përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar...

Faton Ahmeti: Urime Nerovë respekte ambasador Denion Meidani

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar zgjedhjen e problemit me shkollën e...

Blerim Bexheti: Mickovski po na thotë se votat shqiptare nuk vlejnë dhe se ai do të na i zgjedh kryetarët e komunave

Deputeti i Frontit për Europë, Blerim Bexheti përmes një postimi ka reaguar ndaj kryeministrit Hristjan Mickovski i cili potencoi se votat e VMRO-DPMNE-së do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu