Kasami bën avokatin e politikave maqedonase dhe godet Tiranën: “Edi Rama ndërhynte në politikën e Maqedonisë

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, kryetari i Lëvizjes BESA dhe pjesë e koalicionit opozitar VLEN, Bilall Kasami, ka shprehur akuza të forta ndaj Tiranës zyrtare, duke e akuzuar për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut në favor të Ali Ahmetit dhe BDI-së.

“Do të jem më i drejtpërdrejtë. Kërkesa nga Tirana, që gjithashtu është pjesë e arsyetimit se dëshiron të bashkojë faktorin shqiptar në Maqedoni, nuk qëndron. Sepse shqiptarët në të kaluarën kanë qenë në situata shumë më të vështira. Tirana nuk ka pasur dhe nuk ka treguar interes për të ndihmuar shqiptarët. E kam thënë këtë publikisht, disa herë. Tirana zyrtare, në rastin konkret, përpara kryeministrit atje, ka ndërhyrë disa herë për ta shpëtuar Ali Ahmetin dhe BDI-në”, u shpreh Kasami.

Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të brendshme brenda koalicionit opozitar VLEN, ku përçarjet me Arben Taravarin dhe spekulimet për komunikim me BDI-në kanë shkaktuar reagime të forta politike dhe mediatike.

Sipas Kasamit, çështja nuk lidhet vetëm me skemat politike brenda Maqedonisë, por ka një dimension rajonal, ku ai lë të kuptohet se kryeministri shqiptar Edi Rama ka luajtur rol aktiv në ruajtjen e pozitave të BDI-së në pushtet, në dëm të interesave të shqiptarëve në Maqedoni.

Ky është një nga qëndrimet më të drejtpërdrejta të shprehura deri më tani nga një lider opozitar shqiptar në Maqedoni kundër Tiranës zyrtare dhe veçanërisht ndaj qasjes së saj karshi BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmeti.
INTERVISTA E PLOT E BILALL KASAMIT EVROPA E LIR

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu