“Kujt i shërben Taravari?” – Visar Ademi vë në pikëpyetje ndjesinë kombëtare të figurës së tij

Profesori Visar Ademi, në një prononcim për TV Alsat, ka shprehur shqetësime të thella dhe dyshime serioze lidhur me figurën politike të Arben Taravarit, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm veprimet e tij politike, por edhe ndjenjën e përkatësisë kombëtare.

“Kam dyshime të mëdha për figurën e Arben Taravarit dhe për qenien e tij kombëtare. Nuk është emri ai që të bën shqiptar, por ndjesia – se sa ndjen ti për përkatësinë etnike që ke, sa je komod me atë që je,” u shpreh Ademi.

Ai theksoi se, sipas tij, Taravari nuk ka sjellë asnjëherë unitet politik, përkundrazi – vetëm përçarje dhe intriga.

“Unë, në gjithë eksperiencën time, nuk kam parë asgjë tjetër përveç përçarjes, ndarjes dhe intrigave nga ai person. Nuk e kuptoj pse disa kishin iluzionin se me ardhjen e tij në VLEN do të vinte edhe unifikimi. Gjithçka që përmban CV-ja e tij politike është përçarje, ndarje dhe thashetheme,” tha Ademi.

Ai e mbylli deklaratën me një mesazh të qartë: “Kujt i shërben dhe për kë punon Taravari, nuk e di. Por është e qartë – emri dhe mbiemri nuk të bëjnë shqiptar.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović...

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu