Visar Ademi për Taravarin: Figura e tij është rezultat i intrigave dhe përçarjeve brenda partive shqiptare që nga viti 1992.

Profesori Visar Ademi ka komentuar figurën e Arben Taravarit në një intervistë për TV Alsat, duke theksuar se ai është një personazh që ka krijuar përçarje brenda partive shqiptare që nga vitet ’90.

“Nëse e analizoni figurën e Taravarit që nga viti 1992, do të shihni se ai është rezultat i të gjitha përçarjeve dhe intrigave brenda partive shqiptare. Ai e përça Mendu Thaçin dhe shkoi te Bardhyl Mamuti, dhe më pas e përça dhe Bardhyl Mamutin. Po ashtu, ai e përça dhe bëri ‘lemsh’ Aleancën për Shqiptarët dhe Ziadin Selen, ka pasur takime të përsëritura me Ali Ahmetin dhe ka krijuar përçarje edhe brenda BDI-së. Tani, po e bën të njëjtën gjë edhe me VLEN-in,” ka deklaruar Ademi.

Duke analizuar veprimet e Taravarit, Ademi ka theksuar se figura e tij është e lidhur ngushtë me përçarje të vazhdueshme, duke shtuar se kjo ka krijuar një destabilitet të vazhdueshëm në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu