Refik Hasani: Serbia po kryen diskriminim si spastrim etnik në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, përmes pasivizimit të adresave

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, do të prodhojë këto efekte tepër të dëmshme, si:

Nëse, nuk posedoj dokumentë identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor.

Apo jam ligjërisht i pa asnjë të drejte të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së.

Nëse, nuk jam shtetas i Serbisë, nuk mund të marrë asnjë dokument të gjendjes civile të identifikimit nga institucionet administrative.

Sa më pak votues, po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj.

Nëse, nuk jam shtetas rezident, atëherë si:

Humbi vendbanimin (adresën),në Republikës e Serbisë, humbi të drejtën të kem qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, humbi të drejtat civile,humbi të drejtën të blejë ose të shes pronë, humbi të drejtën të regjistrojë, e trashigojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme.

Do të humbi të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin, patent shoferin, e pasaportën, humbi të drejtën të jemë i votuar apo të votojë,nuk mund të kryej veprime të tjera financiare të kësaj natyre etj.

Nëse, si një qytetar rezultoj pa adresë fizike, sipas kësaj praktike nuk jam rezidencën të rregullt në Republikën e Serbisë.

Këto janë shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve dhe kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona, shtëpitë, tokat.

Do të humbi përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.

Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zytarisht Medvegjën, Bujanocin e Preshevën.

Në krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, jemi të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat.

Ky është një pastrim i organizuar shtetëror etnik.

Kjo Krahinë është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.

Mbi të gjitha, kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve.

✍️ Refik HASANI

*Autori, përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore mbi pasivizimin e adresave-si një pastrim Etnik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu