ASH: Fyerjet dhe sulmi në Kumanovë, skenar për destabilizim dhe defokusim nga përgjegjësia e Qeverisë për Koçanin

Fyerjet ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit si dhe sulmi ndaj sportistëve dhe autobusit të Klubit të Basketbollit “Çair” në Kumanovë janë një skenar i radhës për destabilizim dhe tensione ndëretnike. E gjithë kjo është në vazhdën e tentimeve për defokusim të opinionit nga përgjegjësia e Qeverisë për tragjëdinë në Koçan. Ajo që u tentua me fishekzjarret e qëllimshme në Butel, tani u vazhdua me fyerje dhe sulme në Kumanovë, ku fatkeqësisht ky qytet përsëri rikthehet në poligon të skenareve për destabilizim.
I bëjmë thirje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe veçanërisht zëvendës ministrit, Astrit Iseni që të kapin sulmuesit, të dënojnë tifozët e pranishëm në sallë që fyen shqiptarët dhe të zbardhin në tërësi këtë rast, ose në të kundërtën të largohet nga ai post ku për të disatën herë me radhë po dështon dhe dëshmon paaftësinë e tij.
Poashtu i bëjmë thirje edhe Ministrisë së Sportit dhe zëvendës ministres, Safije Sadiki që të mos sillen si shoqatë joqeveritare vetëm me deklarata, por të ndërmarin masa ndaj klubit nikoqir dhe organizatorit të ndeshjes. Me këtë rast presim reagim edhe nga Federata e Basketbollit për të dhënë një shembull që do të parandalonte ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
Aleanca për Shqiptarët përshëndet vigjilencën e sportistëve dhe çdo qytetari të pranishëm në vendngjarje për vetëpërmbajtjen dhe ju bëjmë thirje të gjithë qytetarëve që të ruajnë vigjilencën e të mos lejojnë të bien pre e provokimeve dhe skenareve të rrezikshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Syrja Rashidi: E mira që po na shet taravari është Një kalë të bardh për ali Ahmetin!

Përplasjet në ASH: Rashidi reagon ndaj lëvizjeve të papritura të Taravarit Një status i postuar nga Syrija Rashidi, ish-deputet i Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka...

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu tha se me ardhjen e tij në krye të BFI-së, të gjitha xhamitë janë kthyer në kontroll të këtij...

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) një dokument kyç...

Vazhdojnë “transferst” në Saraj: Aktivistët e LD-së ngrihen kundër Izet Mexhitit, rikthehen në BDI (FOTO)

Në një reagim të fortë publik në rrjetet sociale, dega e Lëvizjes Demokratike në nëndegës Sfillare ne Saraj ka kritikuar ashpër drejtuesit e kësaj...

Taravari në Likovë për ti derguar “Selam” Arben Fetait!

Strukturat e Aleancës për Shqiptarët krahu i Taravarit në Likovë i kanë organizuar një pritje madhështore kryetarit të ASH-së, Arben Taravari i cili pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu