Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Në sulmet izraelite kanë humbur jetën 326 persona

Të paktën 326 persona kanë humbur jetën në sulmet që Izraeli nisi në Gaza mëngjesin e sotëm duke shkelur armëpushimin.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhet se në spitale janë dorëzuar trupat e 326 personave që humbën jetën në sulmet dhe masakrat e kryera nga ushtria izraelite në Gaza që nga orët e mëngjesit.

Ende shumë njerëz ka nën rrënoja dhe se ekipet po vazhdojnë përpjekjet e tyre të kërkim-shpëtimit. Ministria e Shëndetësisë në deklaratën e saj të mëparshme tha se në spital ishin dërguar më shumë se 440 të plagosur, përfshirë disa në gjendje të rëndë.

Pas armëpushimit që u arrit më 19 janar, ushtria izraelite nisi sërish sulme të ashpra në Gaza mëngjesin e sotëm. Thuhet se ushtria izraelite ka bombarduar intensivisht Gazën, përfshirë tendat e palestinezëve të zhvendosur, shkollat ​​ku ata janë strehuar dhe shtëpitë e civilëve.

Në një deklaratë nga Zyra e Kryeministrisë izraelite thuhet se sulmet janë nisur me urdhër të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Israel Katz.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e Qeverisë në Gaza thuhej se numri i personave të vrarë dhe të zhdukur nën rrënoja në sulmin që Izraeli kreu gjatë 5 orëve në Gaza mëngjesin e sotëm ishte 322 dhe se janë plagosur dhjetëra të tjerë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu