5 të arrestuar e 12 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 12 raste të veprës penale “dhunë në familje”. Sipas raportit ditor thuhet se shtatë persona janë arrestuar ndërsa 5 persona pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Në njoftim thuhet se katër raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Obiliq, një në Kamenicë, një në Istog, dy në Pejë, nga një në Istog, Gjakovë e Rahovec.

Prishtinë/ 09.03.2025-22:00. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

· Prishtinë/ 10.03.2025-13:55. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar duke e kanosur verbalisht e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

· Prishtinë 10.03.2025, NN. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë 10.03.2025, 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

· Obiliq 10.03.2025, 15:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj.

Kamenicë 10.03.2025, 17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta së bashku me fëmijët e saj është dërguar te familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Istog 10.03.2025, 10:40. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psiqike ankueses femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me dëshirën e saj është kthyer te familjarët e saj.

· Pejë 10.03.2025, 17:00. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht ankuesen femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

· Pejë 10.03.2025, 18:00. Eshtë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar iu kishte shkaktuar dhunë psiqike ankuesit mashkull kosovar dhe fëmijëve të tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

· Istog 10.03.2025, 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit i kishte shkaktuar dhunë psiqike viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Rahovec / 10.03.2025-05:00. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht ankuesen femër kosovare dhe vajzën e tyre. Viktima është dërguar në strehimore ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

· Gjakovë/ 10.03.2025-12:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, vijon njoftimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu