PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pasafatshme ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit.

Sipas vendimit të PZAP-së, LVV kishte pretenduar se më 5 mars 2025, gjatë përmbylljes së numërimit dhe rinumërimit të votave, vëzhguesit dhe komisionerët e saj kishin konstatuar parregullsi të shumta.

Në ankesën e dorëzuar, LVV ka theksuar se rreth 1,700 persona në listën e votuesve jashtë vendit ishin regjistruar me e-mail adresa të përdorura më shumë se katër herë, në disa raste deri në 22 herë.

PZAP ka sqaruar se ankesa është shpallur e pasafatshme, pasi LVV kishte mundësi të paraqiste këtë shqetësim në momentin kur e kishte konstatuar shkeljen.

Gjithashtu, sa i përket listës së votuesve, PZAP thekson se LVV nuk ka dorëzuar ndonjë ankesë që nga certifikimi i saj në janar, duke humbur kështu afatet ligjore.

Ndërkohë, më 4 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare, rezultatet tregojnë se Vetëvendosje ka marrë shumicën e votave nga diaspora me 51.57% (31,963 vota), e ndjekur nga LDK me 30.55% (18,933 vota), PDK me 9.48% (5,878 vota) dhe koalicioni AAK-Nisma me 3.23% (2,000 vota).

Votimi nga diaspora është realizuar në dy forma: përmes postës dhe me votim fizik në ambasada e konsullata.

Nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë vendit, 84,600 kanë zgjedhur të votojnë me postë, ndërsa 20,324 me votim fizik në përfaqësitë diplomatike.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 ishin të gjashtat që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u shit Struga nga skuthi Merko dhe vredistët?

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, mori fund loja politike mes komitëve të VMRO-së së Strugës, degës së VREDI-t dhe Listës...

Kosova🇽🇰 pranon sistemet raketore anti-tank – Turk🇹🇷 OMTAS, Maqedonci ndan detaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS. Ky sistem u kontraktua me...

Publiku vendos: Edi eliminohet nga shtëpia e BBVK4

Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4. Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave...

Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump...

Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu