PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pasafatshme ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit.

Sipas vendimit të PZAP-së, LVV kishte pretenduar se më 5 mars 2025, gjatë përmbylljes së numërimit dhe rinumërimit të votave, vëzhguesit dhe komisionerët e saj kishin konstatuar parregullsi të shumta.

Në ankesën e dorëzuar, LVV ka theksuar se rreth 1,700 persona në listën e votuesve jashtë vendit ishin regjistruar me e-mail adresa të përdorura më shumë se katër herë, në disa raste deri në 22 herë.

PZAP ka sqaruar se ankesa është shpallur e pasafatshme, pasi LVV kishte mundësi të paraqiste këtë shqetësim në momentin kur e kishte konstatuar shkeljen.

Gjithashtu, sa i përket listës së votuesve, PZAP thekson se LVV nuk ka dorëzuar ndonjë ankesë që nga certifikimi i saj në janar, duke humbur kështu afatet ligjore.

Ndërkohë, më 4 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare, rezultatet tregojnë se Vetëvendosje ka marrë shumicën e votave nga diaspora me 51.57% (31,963 vota), e ndjekur nga LDK me 30.55% (18,933 vota), PDK me 9.48% (5,878 vota) dhe koalicioni AAK-Nisma me 3.23% (2,000 vota).

Votimi nga diaspora është realizuar në dy forma: përmes postës dhe me votim fizik në ambasada e konsullata.

Nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë vendit, 84,600 kanë zgjedhur të votojnë me postë, ndërsa 20,324 me votim fizik në përfaqësitë diplomatike.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 ishin të gjashtat që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Dy zyrtarë shqiptarë në takim gjysmë zyrtar, pa flamur shqiptar!

Dje Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zv.kryeministri i "Severnës" Izet Mexhiti, janë takuar me rastin e mbajtjes së samitit të liderëve të Ballkanit...

Pritje madhështore për Edi Ramën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit – Rama: 🦅 “Te Çarshia e Vjetër e Shkupit” ❤️🇦🇱

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Shkup për Samitin e Ballkanit Perëndimor, ka vizituar Çarshinë e Vjetër, një nga zonat...

Kos në Shkup paralajmëron heqjen e plotë të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në konferencën për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në...

Temperaturat e larta në Europë, The Guardian: I nxehti “djeg” Francën, alarm i kuq për Parisin

Kryeministri francez François Bayrou, i cili mori pjesë në një takim qeveritar për krizën mbi të nxehtin që ka pushtuar Francën dhe Europën, u...

Rritet në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu