Si u shit Struga nga skuthi Merko dhe vredistët?

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, mori fund loja politike mes komitëve të VMRO-së së Strugës, degës së VREDI-t dhe Listës Merko, me finalizimin e pazarit politik për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Komunal Mite Stefoski, në krye të Këshillit Komunal, post ky që prej 27 vite mbahej nga shqiptarët.

Dëshmi e këtij pazari ishte shpallja e fitores që në rundin e parë nga ana e vredistëve, me organizimin e festës “së fitores” me fanfara, valle me lodra dhe çallgi në sheshin e qytetit, ku me ç’rast u dha mesazhi i qartë se kandidati i VMRO-së lolo Mendiu, do zgjidhej kryetar i ri.

Shitja e kryetarit të Këshillit të Komunës ishte kaparosur me marrëveshje mes këllirave vrediste dhe kryekomitit Micko, si kusht për mbështetjen e kandidatit të VMRO-së për kryetar të komunës Mendi Ķira, nga ana e komitëve struganë si një favor për marrjen e postit të kreut të Këshillit Komunal.

Po atë natë, dega e VMRO-së festoi fitoren e parakohshme të lolo Mendiut me një paralajmërim se kryetari i Këshillit sipas marrëveshjes mes skuthëve të VREDI-t dhe despotit Micko, do t’i takonte komitëve, duke thirrur parullën: Struga povtorno tvoja!

Këtë mesazh struganët nuk e kuptuan apo nuk deshën ta kuptojnë, pasi mendonin vetëm të ik Merkua pa le të bëhet si të bëhet, pa e ditur se ai do bëhej pjesë e pazarit si matrapazi tregtar me dy flamuj në duar, në këmbim të mburojës së pushtetit, duke u shmangur nga aferat korruptive dhe ndjekjet penale që rëndojnë mbi supet e kapedan Ramizit.

Kësisoj, babëzitja për pushtet e honxhobonxhove nga VREDI, bënë kurban komunën e Strugës dhe jo vetëm për llogari të despotit Micko dhe strategjisë tij, për t’i rimarrë komunat me shumicë shqiptare përmes pykave vrediste, ku “gospodari” Micko arriti t’i rimarrë ato pas 27 vjet të qeverisjes lokale nga ana e shqiptarëve.

Nga ana tjetër, kjo shitje nuk do të realizohesh nëse Ramiz kapedani nuk do t’i jepte ato tri vota të vlefshme për vredistët dhe VMRO-n në Këshillin Komunal për ta zgjedhur Stefoskin në krye të Këshillit!

Për këtë dorëzim pa kushte të Strugës apo me këtë shitje përmes pazareve të ndyra të politikës antishqiptare, rol vendimtar ka luajtur renegati Ramiz Merko, i cili “për inat të vjehrrës që nuk e kandidoi për kryetar komune, vajti të flejë me mullixhiun e VMRO-së”.

Prandaj, pasojat e asaj përzgjedhje të gabuar që bënë struganët me gragonačallnikun e Mickos, do ta vjellin për katër vitet e ardhshme sipas fjalës së urtë që thotë se “koka bën, koka pëson”!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu