Kongresmeni Torres kërkon shkarkimin e zv/sekretares së shtypit të Pentagonit që tha “ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”

Kongresmeni Ritchie Torres i ka dërguar një letër Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke kërkuar shkarkimin e Kingsley Wilson nga pozita e Zëvendës Sekretares së Shtypit të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Wilson, në fund të vitit 2023, kishte shkruar në rrjetin social ‘X’, “Make Kosovo Serbia again” apo në shqip ” Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”.Ai e ka quajtur emërimin e Wilson si një ofendim për integritetin e Departamentit të Mbrojtjes dhe ka kërkuar shkarkimin e saj të menjëhershëm, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Torres në letër e ka përmendur rastin kur Wilson kishte shkruar kundër Kosovës. Sipas tij, ajo ka bërë një sulm direkt ndaj Kosovës, aleatit më pro amerikan në Evropë.
Torres e kritikoi emërimin e Wilson, duke e cilësuar atë si një shkelje të integritetit të Departamentit të Mbrojtjes për shkak të retorikës antisemitiste dhe qëndrimeve të saj pro-Kremlinit, të cilat ai i konsideron të papërshtatshme për një pozicion të tillë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu