Gjorgjievski: Nëse kandidoj për kryetar të të Shkupit pres të fitoj që në raundin e parë

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës dhe kryetar i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, deklaroi se nëse do të kandidojë për kryetar të Qytetit të Shkupit pret fitore që në raundin e parë dhe se këtë e bazon në mbështetjen që ka nga qytetarët dhe rezultatet që i ka arritur deri tani si kryetar i Komunës së Kisella Vodës.

Në intervistën për të përjavshmen “Fokus”, Gjorgjievski flet për punën e deritanishme, vizionin e tij për Shkupin dhe mundësinë për të kandiduar për kryetar të kryeqytetit.

“Nëse bëhem kandidat për kryetar të Shkupit, pres të fitoj që në raundin e parë. Siç tha edhe kryetari i Qeverisë dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, në periudhën e ardhshme do të bëhen anketa, ku përveç meje, supozoj se do të përfshihen edhe kryetarët e tjerë të Shkupit nga VMRO-DPMNE, por sigurisht që do të ketë edhe individë të tjerë që do të anketohen. Unë, ambicien time, duke pasur parasysh se jam kryetar i BNJVL-së, e kam shprehur para më shumë se një viti. Besoj se kam bërë shumë punë në komunë, se kemi rezultate pas vetes, energji, ekip… Por, mbi të gjitha, kam edhe koncept se si duhet të duket Shkupi në perspektivë, si duhet të organizohet qyteti në një kohë relativisht të shkurtër. Mendoj se këtë periudhën e kaluar e kanë mirëpritur edhe qytetarët nga të cilët kam marrë mbështetje serioze. Pra, as në të kaluarën e as tani nuk e kam fshehur ambicien time për të qenë kryetar i Shkupit”, theksoi kryetari Gjorgjievski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

27-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve...

Fjolla Morina zbulon tatuazhet e shumta që ka realizuar në trup

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila është banore e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një rrëfim të hapur...

Sibel Halimi për këngën e Llalloshit kushtuar Kurtit: Kur arti humb busullën dhe shndërrohet në propagandë

Sibel Halimi, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj këngëtares dhe kandidates për deputete nga radhët e...

Kurti para mërgimtarëve: Nga 4 milionë euro për FSK-në më parë, mbi 430 milionë në mandatin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para mërgimtarëve se investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme gjatë...

Kurti: Ndihma e Kosovës për Gazën është nisur, 158 mijë vakte për civilët në nevojë

Sot u nisen zyrtarisht ndihmat e Kosoves per Gazen. Ne janarin e kaluar, kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se Kosova do te dergoje 500,000...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu