“Covid-19 ka dalë nga laboratori kinez” – Reagon Kina

Kina pretendon se është e pamundur që virusi që shkaktoi pandeminë Covid-19 të ketë dalë nga një laborator kinez.

“Përfundimi shkencor (…), i arritur nga ekipi i përbashkët i ekspertëve nga Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bazuar në vizitat në terren në laboratorët përkatës në Wuhan, është se konsiderohet jashtëzakonisht e pamundur që të ketë pasur një rrjedhje”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kinezë, Mao Ning.

“Kjo u njoh gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe shkencor,” theksoi Mao.

Disa ditë më parë, CIA njoftoi se ka arritur në përfundimin se ka shumë gjasa që pandemia e Covid-19 të ketë origjinën në një laborator dhe jo në natyrë. Por agjencia e inteligjencës paralajmëroi se kishte “besim të ulët” në këtë përcaktim.

Raporti u publikua të shtunën pas zgjedhjes së kreut të ri të agjencisë John Ratcliffe, i cili u propozua për këtë post nga presidenti Donald Trump. Drejtori i ri tha se një nga prioritetet e tij të para ishte që agjencia të bënte një vlerësim publik mbi origjinën e pandemisë. Vet kreu i ri i CIA ka deklaruar disa herë se me të dhënat që kishte, ishte i mendimit se origjina e virusit ishte një laborator në Kinë dhe jo një proces natyror.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu