Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Një grua amerikane i ka mbijetuar më së gjati transplantit të organeve të derrit, pasi jetoi shëndetshëm me veshkën e saj të re për 61 ditë.

Towana Looney, 53, mori organin eksperimental në nëntor pasi kaloi gati tetë vjet në listën e transplantit të organeve me pak shpresë për të gjetur një përputhje.

Ajo i dhuroi një veshkë nënës së saj në vitin 1999, por pati dështim të veshkave disa vite më vonë pas një ndërlikimi gjatë shtatzënisë.

Por tani, ajo tha se ndihet si “supergrua” pas transplantit të suksesshëm.

“Është një jetë e re”, tha Looney.

Ajo u largua nga spitali vetëm 11 ditë pas operacionit të saj dhe po qëndron në New York nën vëzhgim të mjekëve, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se vetëm katër amerikanë të tjerë kanë marrë transplantime të organeve të derrit të modifikuar nga gjenet dhe asnjë nuk ka jetuar për më shumë se dy muaj.

“Nëse do ta shihnit në rrugë, nuk do ta kishit idenë se ajo është i vetmi person në botë që ecën me një organ derri brenda tyre që funksionon”, tha Dr Robert Montgomery nga NYU Langone Health.

Dr Montgomery e quajti funksionin e veshkave të zonjës Looney “absolutisht normale”.

“E vërteta është se ne nuk e dimë vërtet se cilat janë pengesat e ardhshme, sepse kjo është hera e parë që kemi arritur deri këtu”, tha Dr Montgomery.

Ndryshe, organet e derrit të ndryshuar gjenetikisht mund të ndihmojnë në zgjidhjen e mungesës së rëndë të organeve të disponueshme për transplantim.

Ka rreth 7,500 njerëz në listën e pritjes së transplantit në Mbretërinë e Bashkuar, sipas NHS.

Ndërsa vitin e kaluar më shumë se 415 njerëz vdiqën në pritje të një transplanti.

Në SHBA, më shumë se 100,000 njerëz janë duke pritur për një transplant, shumica prej të cilëve kanë nevojë për një veshkë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu