BDI: Në bordet drejtuese të 6 institucioneve shëndetësore, shqiptarët u zëvendësuan me maqedonas

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, në bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore publike të vendit, po synohet përjashtimi i shqiptarëve nga puna dhe përmendi 6 institucione që siç thotë, shqiptarët u zëvendësuan me maqedonas, përcjell TV21. BDI kërkon nga Qeveria që të respektojë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve etnike në vend.

“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë për veprimet e fundit të Qeverisë, të cilat synojnë përjashtimin e shqiptarëve nga bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore publike.

Këto veprime përbëjnë një politikë të qartë të përjashtimit dhe dominimit monoetnik, duke minuar parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

Ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, gënjente opinionin se ishte ftuar në inaugurimin presidencial në Uashington dhe shëtiste rrugëve të atjeshme, këtu në vend janë ndërmarrë masa për të zëvendësuar anëtarët shqiptarë në bordet e institucioneve shëndetësore publike me persona të etnive të tjera.

Shembujt e fundit përfshijnë:

Në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Syrit, anëtari i vetëm shqiptar i bordit, Nedim Kasami, është zëvendësuar me Violeta Bilbilovska.

Në PHE Poliklinika “Železara”, anëtari i vetëm shqiptar i bordit, Nuran Veseli, është zëvendësuar me Vesna Andonovska.

Në Klinikën Universitare për Reumatologji, numri i anëtarëve shqiptarë është përgjysmuar nga dy në një, ku Shehu është zëvendësuar me Ivana Petkovska.

Në Klinikën Universitare për Hematologji, anëtari i vetëm shqiptar, Dr. Aliriza Osmani, është larguar, duke krijuar një bord monoetnik, ku Pavlina Budikj ka zëvendësuar Osmanin.

Në PHE Institutin për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin, numri i anëtarëve shqiptarë është ulur nga dy në një, ku Adrian Dalipi është zëvendësuar me Goran Rangelov.

Në Klinikën Universitare për Kardiokirurgji, Saime Sherifi është zëvendësuar me Bojan Krstić.

Këto ndryshime përbëjnë një prirje shqetësuese drejt përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat vendimmarrëse në sektorin shëndetësor publik.

BDI dënon fuqishëm këto veprime dhe kërkon nga Qeveria që të respektojë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve etnike në vend.

BDI do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për të siguruar që parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të respektohen në të gjitha institucionet shtetërore”, thotë BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu