Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Sot pritet të fillojë gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonard Ademaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë detaje rreth procesit gjyqësor dhe ka theksuar besimin e familjes në sistemin e drejtësisë.

“Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë, Liridona Ademaj, fillon sot në ora 11:00 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë,” ka shkruar ai.

Leonard Ademaj ka theksuar se familja ka pritshmëri të larta për një proces të drejtë dhe të paanshëm. “Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent,” shtoi ai.

Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por Policia e Kosovës, dy ditë më vonë, njoftoi se ka arrestuar dy persona, përfshirë bashkëshortin e Liridonës, Naim Murseli, që është aktualisht në mesin e të akuzuarve për vrasjen e saj.

Përveç Murselit, të akuzuar janë edhe Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tom Dodaj.

Ndryshe, para pak ditësh, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se kanë përfunduar hetimet dhe kanë ngritur aktakuzë për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Haradinaj kujton kohën kur Millosheviqi mbështetej nga iranianët: Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore të Amerikës mbi kapacitetet bërthamore

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ku Amerika nisi fushatën ajrore kundër regjimit të Millosheviqit, raporton GazetaBlic. Haradinaj tutje...

Tragjedi në futbollin algjerian: Shembja e tribunës merr jetën e tre tifozëve, mbi 80 të plagosur

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin algjerian mbrëmjen e së dielës, teksa festimet për titullin kampion të ekipit MC Alger janë kthyer në një...

Pse nuk shohim më shumë fotografi të dëmeve në Iran?

Për dekada të tëra, Republika Islamike i ka parë gazetarët e huaj si spiunë të mundshëm. Kushdo që punon për një media të huaj...

🔴 LAJM I FUNDIT: Arrestohet zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare Iraniane, i akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit

22 Qershor 2025 – Burime të brendshme raportojnë se Ali Fadavi, zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), është arrestuar me akuzën e...

Stërvitje të përbashkëta apo aleancë e fshehtë? Dy oficerë marokenë vriten në Izrael

Pse po stërviten marokenët në Izrael? – Dy oficerë të vrarë nga një raketë iraniane në bazën Meron 22 Qershor 2025 – Në një zhvillim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu