BDI: Akt i shëmtuar mashtrimi me fonde shtetërore, prokuroria të reagojë

“Në një akt të paprecedent manipulimi dhe mashtrimi, përfaqësuesit e koalicionit VLEN sërish dëshmuan se i gjithë koalicioni i tyre është i ndërtuar mbi gënjeshtra dhe manipulime.

Deklaratat e tyre publike për një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump ishin një mashtrim i turpshëm dhe një përpjekje e shëmtuar për të krijuar një iluzion të mbështetjes ndërkombëtare.

Në vend që të përfaqësonin dinjitetshëm interesat e qytetarëve, ata u panë duke endur rrugëve të Uashingtonit, duke publikuar foto groteske në rrjetet sociale përpara posterave të ceremonisë dhe ndërtesave qeveritare”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Sipas tyre, kjo farsë publike, e paguar me paratë e taksapaguesve, është maja e manipulimeve që karakterizojnë këtë subjekt politik pa vizion, pa moral dhe pa përgjegjësi ndaj qytetarëve.

“Me këtë veprim të turpshëm, ata poshtëruan veten, turpëruan shqiptarët dhe vunë në pikëpyetje integritetin e institucioneve që përfaqësojnë në sytë e botës.

Përveç manipulimit politik, ky rast përfaqëson një abuzim të rëndë me fondet publike për shëtitje të shtrenjta, që kanë në themel synime të ulëta politike.

Këta individë përveç se nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit, këtë herë treguan fytyrën e vërtetë të manipuluesit, të interesave personale dhe agjendave të errëta.

Kërkojmë që çdo njëri prej tyre të bëjë publike fondet e shpenzuara nga shteti për këtë ekskursion dhe më pas, Prokuroria Kundër Korrupsionit të nisë një hetim të plotë dhe të paanshëm mbi këtë skandal.

Manipuluesit duhet menjëherë të ndalojnë kewpërdorimin dhe të kthejnë fondet në buxhetin e shtetit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu