Ndotja e ajrit është shkaktari numër një i të gjitha problemeve të frymëmarrjes, zyrat e mjekëve përplot me njerëz

Laringiti, sinusiti, pneumonia dhe probleme të tjera të rrugëve të frymëmarrjes po mbushin zyrat e mjekëve këto ditë. Mjekët thonë se simptomat janë të ngjashme te shumë pacientë – kollë që zgjat me javë, dhimbje fyti, ethe, shpesh me përfshirje të mushkërive, e ajri i ndotur krijon probleme edhe më shumë, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Aktualisht në Institutin për Sëmundjet e mushkërive në Kozle janë të shtruar 60 pacientë. ndërkaq spitali ka gjithsej 90 shtretër spitalor. Zëdhënësja Dr. Ollga Spasova gjithashtu informoi se janë 10 fëmijë të cilët vijnë në spitalin ditor, dhe dy janë në listat e terapisë intensive.

“Kemi kapacitete të mjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Fëmijët janë duke u liruar vazhdimisht. Jemi gati për sezonin e sëmundjeve të frymëmarrjes. Ne kemi tre ditë që regjistrojmë ajër të pandotur në Shkup, prandaj presim që të mos ketë një fluks të tillë të pacientëve”, tha doktoresha Spasova.

Në institut janë të hospitalizuar fëmijët me infeksione më të rënda të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes – bronkit, sulme astme, pneumoni.

“Aktualisht, ka një numër të shtuar të infeksioneve virale dhe bakteriale. Terapia përcaktohet dhe administrohet në baza individuale. Në javën e kaluar, nga data 30 dhjetor deri më 5 janar, në ISHP janë raportuar 331 raste të ngjashme me gripin, me një tendencë në rritje prej 47 për qind nga një javë më parë. Pikun e presim në fillim të shkurtit dhe më të rrezikuarit janë të sëmurët kronikë dhe fëmijët e vegjël”, tha doktoresha Spasova.

Ajo këshilloi reduktimin e kontaktit fizik, respektimin e rekomandimeve për mbajtjen e maskës, larjen e duarve, mbajtjen e distancës dhe konsumimin e ushqimeve të shëndetshme.

Dr. Bojan Trjkovski nga Qendra Shëndetësore Parësore “Medica Vera” thotë se këtë sezon ka një numër më të madh të pacientëve në krahasim me sezonin e kaluar.

“Në periudhën pas dhjetorit kemi një ngarkesë më të madhe. Gjatë kësaj periudhe vëmë re më shumë probleme të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes – laringit, sinusit, vështirësi në gëlltitje, skuqje të fytit, kollë që fillimisht është e thatë, më pas e lagur dhe zgjat me javë të tëra. Ndotja e ajrit është shkaku numër një i të gjitha problemeve të frymëmarrjes. Kemi gjithashtu pneumoni, bronkit, zhvillim të astmës dhe sëmundje pulmonare obstruktive kronike (SPOK). Ndryshimet kardiovaskulare, hipertensioni dhe diabeti janë gjithashtu të pranishme. Tani është edhe gripi, ftohja”, deklaroi mjeku Trajkovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Abdixhiku godet Kurtin: Bllokuesit s’i kanë votat për qeveri të re, sot bie perdja e mashtrimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka thënë në hyrje të Kuvendit se sot “bie perdja e mashtrimit” meqë sipas tij,...

Nis seanca për formimin e Qeverisë, Kurti: S’kemi koalicion

Me më shumë se njl orë vonesë ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës me pikën e vetme atë të formimit të Qeverisë. Gjatë fjalimit...

VMRO Popullore: Qeveria të ndalojë poshtërimin e popullit maqedonas me festat për pushtuesit serb

VMRO popullore shprehu shqetësim për atë që e quan përkujtim pompoz të Betejës së Zabërnjakut, një ftesë që sipas partisë tejkaloi edhe fushëveprimin dhe...

Zënka Kasami – Mickovski/ Lëvizja BESA pas 2 nëntorit në prag të daljes nga Qevria?

Përplasjet e fundit mes Bilall Kasamit dhe Hristjan Mickovskit po thellohen dita ditës. Siç mëson portali TS dega e VMRO-Tetovë ka pushuar të gjitha...

Ziadin Sela: Turp u qoftë juve kandidatëve të VLEN-it për heshtjen ndaj Kërçovës! (VIDEO)

Sonte në tubimin e AKI-së në Dollogozhdë, Ziadin Sela, kritikoi ashpër mungesën e mbështetjes nga Mendi Qyra dhe kandidatët i Vlen-it duke filluar nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu