Demiri thotë se BDI-ja bashkëpunon me VMRO-në: Të dalin nga filmi nacionalist! Në LSDM kemi shqiptarë, nuk jemi albanofobë

BDI-ja duhet të dalë më në fund nga filmi nacionalist, thotë Agron Demiri nga LSDM, përcjell TV21. Demiri thotë se BDI-ja bashkëpunon me VMRO-DPMNE-në.

“Kur BDI-ja akuzon LSDM-në për albanofobi, harron me qëllim se në Këshillin Ekzekutiv të LSDM-së ka edhe shqiptarë, gjithashtu kemi shqiptarë edhe në grupin parlamentar të LSDM-së dhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve votojnë për partinë tonë. Me politikat e papërgjegjshme të tyre ata i mundësojnë VMRO-DPMNE-së të destabilizojë edhe tutje situatën dhe të përfitojë politikisht edhe më shumë. Andaj bashkëpunimi i tyre është edhe më i dukshëm në Kuvend, ata votojnë bashkërisht, BDI-ja i siguron shumicë sipas parimit të Badenterit dhe deri te skandalet e fundit si kalimi i lirë i Artan Grubit janë dëshmi të qarta për këtë”, tha mes tjerash Demiri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu