ASH: Gashi proceson interpelancën kundër Ilire Dautit, mban anën e “Branitellave” dhe “Levicës”

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, sot njofton se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka proceduar interpelancën e ngritur ndaj deputetes Ilire Dauti.

“Koalicioni jolegjitim VLEN dhe Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, janë bërë bashkë me “Levicën” kundër Kryetares së Komisionit për Politilë Sociale, Demografi dhe të rinjë, Ilire Dauti, për të debllokuar ligjin për “branitella”. Kryeparlamentari Gashi ka procesuar interpelancën e ngritur nga deputetët e Levicës ndaj Ilire Dautit, që nënkupton se me shkarkimin e saj do të zgjidhet një kryetar tjetër, i cili mund të mos jetë nga radhët tona dhe më pas ta vendoste në rend dite ligjin për “branitella” për ta procesuar të njëjtin më tej deri në votimin përfundimtar.
OBRM-PDUKM, LSDM dhe Levica kanë votat e mjaftueshme dhe nuk ka më asnjë mekanizëm tjetër për ta bllokuar.

I bëjmë thirje Afrim Gashit që urgjentisht të tërhiqet nga ky veprim skandaloz i cili nuk ka të bëjë thjeshtë me një pozicion të kryetares së komisionit e as me deputeten Ilire Dauti, por me betejën e saj për barazi të qytetarëve. E kujtojmë Gashin se bëhet fjalë për një betejë që deputetja Ilire Dauti bashkë me kolegët e saj e ka zhvilluar edhe në kohën kur luftonte për të siguruar shtetësinë e shqiptarëve, kur edhe Afrim Gashi ishte pjesë e koalicionit. Por, sot kur deputetja Dauti vazhdon betejën për barazi të shqiptarëve, Gashi ka zgjedhur të bëhet bashkë me ata që edhe atëherë edhe sot e luftojnë Ilire Dautin dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga ASH.

Afrim Gashi, shtojnë nga atje, duhet të ndjek shembullin e deputetes Ilire Dauti dhe ashtu siç ajo nuk vendosi në rend dite ligjin për “branitella” edhe ai të mos vendos në rend dite interpalancën ndaj saj. Në të kundërtën kjo do të ishte edhe një goditje e rëndë ndaj shqiptarëve, kësaj radhe me nënshkrimin dhe vulën e një deputeti dhe kryeparlamentari shqiptar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mega-skandal energjetik: Vetëvendosje kap KOSTT-in – çdo pozicion kyç nën kontrollin e qeverisë

Kapja e institucioneve publike në Kosovë po arrin përmasa shqetësuese. KOSTT, institucioni kryesor i sistemit energjetik në vend, është vënë thuajse tërësisht nën kontrollin...

Intervista me kryeparlamentarin Afrim Gashi: VLEN as nuk është “plagosur” dhe as nuk ka pësuar “tërmet”

Intervista e kryeparlamentarit Afrim Gashi. NOVA: Është më se e arsyeshme që këtë intervistë me ju ta fillojmë me aktualitetin politik më të nxehtë –...

Shaholli: Kredia 6 miliard euro nga Britania e Madhe për “Severnën”!

Ky është Baroni i Kërçovës që "mori" 6 miliardë euro kredi për ta rigjeneruar ekonominë e "državës", ku sipas tij ky është një investim...

Deshqiptarizimi i Institucioneve Vazhdon nga VLEN-VMRO – Nga 50 të Punësuar në REK Oslomej, Asnjë Shqiptar!

Deshqiptarizimi i institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut po vazhdon me ritme alarmante edhe nën qeverinë e re Vlen–VMRO. Në listën e fundit të...

Vazhdon deshqiptarizimi nga qeveria VLEN-VMRO: Në 10 institucione punësohen 205 maqedonas dhe vetëm 2 shqiptarë

Në një analizë të fundit të punësimeve dhe avancimeve në disa institucione shtetërore të rëndësishme, rezulton se nga gjithsej 205 vende pune të reja,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu