Zgjedhjet: Ndikimi rus i pranishëm edhe në Maqedoninë e Veriut

Ndikimi rus është i pranishëm në vend dhe rajon, por nuk kam informacione për ndonjë tentim të theksuar. Kështu vlerësoi ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler, duke u përgjigjur mbi influencën lindore në këto zgjidhje, që shpesh është thënë nga politikanët vendor. Për diplomaten amerikane me rëndësi është që qytetarët t’u parashtrojnë pyetje kandidatëve para se të votojnë. Gjëja më e rëndësishme për qytetarët për zgjedhjet e ardhshme është të edukohen mirë për procesin dhe për kandidatët që do të marrin pjesë në të, shton ambasadorja, Ageler.

“Nuk jam e njoftuar për ndonjë ndikim specifik, siç e përshkruani. Besoj që është aty, sepse në përgjithësi është në këtë rajon, por më e rëndësishmja siç shkojmë drejt kësaj periudhe të zgjedhjeve, është që qytetarët e këtij vendi të parashtrojnë pyetje deri tek kandidatët dhe gjatë votimit të reflektojnë prioritetet e tyre në vazhdimin tutje. Për mua kjo është më me rëndësi, dhe sigurisht ata edukohen për procesin dhe për kandidatët, pavarësisht se kush mund të ndërhyjë, ky është mjeti më i rëndësishëm që ata kanë.”, – deklaroi ambasadorja e ShBA-së në vend, Anxhela Ageler, përcjell PRESSonline.al

Për shtrirjen e frymës ruse në vend, disa herë kanë deklaruar zyrtarët e vendit, së fundmi edhe në konferencën vjetore të Qeverisë, e për strehë që i bëjnë vend depërtimit rus fajësojnë partitë politike dhe qendrat e ndryshme që nuk rreshtohen pas vlerave dhe demokracisë evropiane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu