Pije alkoolike për herë të parë pas 70 vitesh në Arabinë Saudite

Pas më shumë se 70 vitesh, Arabia Saudite do të hapë dyqanin e parë të alkoolit për një grup të zgjedhur emigrantësh jomyslimanë. Biznesi që të shesë alkool do të hapet në Riad dhe klientela do të jetë shumë e vogël.

Sipas mediave të huaja, dyqani i ri që do të vendoset në lagjen Diplomatike të Riadit në perëndim të qendrës së qytetit.

Megjithatë, do të ketë kufizime:

-Ata që duan të blejnë alkool duhet të regjistrohen paraprakisht dhe të marrin leje nga qeveria.

-Askush nën 21 vjeç nuk do të lejohet në dyqan dhe kërkohet veshja e duhur gjatë gjithë kohës brenda.

-Konsumatorët nuk do të jenë në gjendje të dërgojnë një përfaqësues, si p.sh. një shofer.

-Kufizimet mujore do të zbatohen – Kufizim në 240 “pikë” alkool në muaj. Një litër pije alkoolike do të vlejë gjashtë pikë.

Nga ana tjetër, zyrtarët sauditë thanë se ky lokal bie në kundërshtim me tregtinë e paligjshme të alkoolit. Ndalimi i alkoolit ka qenë ligj që nga viti 1952, pasi një nga djemtë e mbretit Abdulaziz vrau në gjendje të dehur një diplomat britanik.

Sipas ligjit aktual saudit, dënimet për konsumimin ose posedimin e alkoolit mund të përfshijnë gjoba, burgim, fshikullim publik dhe dëbim për të huajt e paautorizuar./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po jep dëshminë e tij në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit. Ai në dëshminë e tij...

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet! Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës i Mickoskit!

Reagimi i plotë i BDI-së Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për katastrofën ekologjike që goditi kryeqytetin pas shpërthimit të flakëve në Trubarevë,...

Turqia: Do ta mbështesim Katarin në çdo masë që ndërmerr ndaj Izraelit

Turqia është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet fqinje në lidhje me qëllimet ekspansioniste të Izraelit, deklaroi Hakan Fidan Ministri i Jashtëm turk,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu