“3 diploma brenda një dite”-befason 24-vjeçarja nga Kosova (VIDEO)

Konsulentja e biznesit Falkona Hasani ishte e ftuar këtë të enjte në “Good Morning Albanians” ku ka treguar se si brenda një dite ajo ka marrë tre diploma.

Ajo është diplomuar brenda një dite në Shkenca Politike, Anglisht dhe “European Union Law“. Aktualisht ajo i vijon studimet për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”.

Falkona Hasani nga Podujeva, e lindur më 16 qershor të vitit 1999 tashmë ka përfunduar studimet bachelor në tri universitete, kështu duke marrë 3 diploma brenda 3 viteve.

“Shpesh 24 orshin e kam bërë 36. Studimi nuk ka qenë shumë i vështirë, por do ndarje të mirë të kohës për drejtimet që kisha më shumë nevojë. unë studimet në Itali i vazhdova online në periudhën e pandemisë dhe arrita që studimet t’i përmblidhja në një ditë.

Në Prishtinë kisha mundësi të diplomohem edhe më herët, por për shkak të simbolikës së ditës pata vendosur që ti shtyja në një ditë ku ti bëja të treja në një ditë. Kështu bëra të mundur që të diplomohesha tre herë brenda një dite”,-tha Falkona Hasani./Euronews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu