Qeveria teknike, Kovaçevski: Deri të dielën VMRO-ja ka kohë të mjaftueshme për reflektim

Shumica parlamentare vazhdon të kërcënojë me mos zgjedhjen e ministrave teknikë nga radhët e VMRO-DPMNE-së nëse partia e Hristijan Mickoskit nuk voton Talat Xhaferin si kryeministër teknik. Kryeministri në largim, Dimitar Kovaçevski thotë se opozita nuk mund të pres që dikush t’ia votojë ministrat ndërsa ajo të mos e mbështesë Qeverinë e re.

“Secili duhet të punojë në përputhje me ligjin dhe parimet demokratike. Propozoni ministra dhe i mbështesni. Nuk mund të prisni që ju të propozoni ministra dhe dikush tjetër tua mbështet. Diçka e tillë nuk ekziston askund në botë. Mendon që deri të dielën ka kohë të mjaftueshme për reflektim”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Si do të veprojë shumica dhe nëse do të zgjidhet Qeveria teknike pa ministrat e VMRO-DPMNE-së, kjo akoma mbetet e paqartë. Kushtetuta, Ligji për Qeverinë dhe Ligji për punën e organeve të administratës shtetërore përcakton saktë procedurat se si duhet të shkarkohet, propozohet dhe zgjidhet Qeveria e re.

Kushtetuta, Neni 93
“Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja ose pamundësia e përhershme e tij që ta ushtrojë funksionin, rezulton me dorëheqjen e Qeverisë”.

Sipas Ligjit për Qeverinë, skenari për të cilin flet Kovaçevski është i pamundur për faktin se mandatari nuk mund të propozojë kabinet të paplotësuar, ndërsa votimi i Qeverisë bëhet në mënyrë të tërësishme dhe jo ndaras. Një propozim i tillë bie ndeshë dhe duhet të kthehet për plotësim nga kreu i Kuvendit. Ligji për Qeverinë përcakton që 100 para zgjedhjeve, organi ekzekutiv merr karakterin teknik dhe në rast se nuk zgjidhen ministrat nga radhët e opozitës Qeveria nuk mund të quhet e tillë, ndërsa shumica do të bënte shkelje ligjore në rast të një veprimi të tillë. Opozita sot ka deklaruar se deri në thirrjen e seancës do të shqyrtojnë emrat e kandidatëve dhe do t’i propozojnë në kohë, ndërsa nga propozimi i paraparë për mandatar, përkatësisht nga Talat Xhaferi thonë se nuk kanë dëgjuar një version të tillë si të Kovaçevskit.

Seanca për konstatimin e dorëheqjeve të kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit e bashkë me të edhe zgjedhjen e Qeverisë re, përfshi brenda afatit edhe ndarjen e mandatit nga Presidenti është thirrur më 26 janar, ndërsa më 28 janar duhet të zgjidhet Qeveria teknike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Idrizi: Do të hiqet tabela vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë

Drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi ka reaguar lidhur me tabelën e vendosur vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë. “E informojmë opinionin...

Taravari: Kur të punohet pas shpine, duhet të bësh disa lëvizje për rezultate më të mira

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një intervistë për Kanal 5 ka folur për shumë çështje, nga tenderi për parkungun në Qendrën Klinike e...

Bie numri i votave për Albulena Haxhiun në vetëm 54

Ka dështuar edhe një herë zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës. Të martën, për të gjashtën herë ajo mori 54...

Taravari: “Personalisht as i njoh, as i di kush jane” Gjoka Construction ishte e vetmja kompani që aplikoi në tender

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari theksoi se tenderi për parkingun në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” nuk ka qenë në katër sy siç pretendohet në...

Visar Ademi kandidat i pavarur për Gostivarin?

Profesori i ekonomisë Visar Ademi pritet të kandidojë për kryetar të Komunës së Gostivarit. Sipas burimeve të TV21, pritet të kandidojë si i pavarur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu