BDI thotë se gjuha shqipe është zyrtare: Kurti t’i korrigjojë deklaratat e tij

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili dje në konferencë për shtyp bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se gjuha shqipe nuk është dhe nuk ka qenë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Nga BDI demantojnë, thonë se gjuha shqipe është zyrtare dhe se kërkojnë nga Kurti që të korrigjojë deklaratat e tij, dhe mos të shërbejë si alibi për Gjykatën Kushtetuese, dhe përpjekjet e ndryshme që cenojnë barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve në RMV.

Reagimi i BDI-së:

Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut janë të pavërteta dhe të papranueshme.

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, miratuar si pjesë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e njeh qartë dhe garanton përdorimin e gjuhës shqipe si një gjuhë zyrtare dhe si një e drejtë themelore e shqiptarëve.

Në mënyrë specifike, neni 1, paragrafi 2 i ligjit thekson qartë: “Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj.”

Çdo pretendim i kundërt është një shtrembërim i fakteve dhe një mungesë e respektit ndaj arritjeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Për të sqaruar çdo keqinterpretim apo shpërndarje të informacionit të pasaktë, kemi shpërndarë përmbajtjen e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Qeverisë së Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, partive politike dhe mediave në Kosovë.

Ky veprim është bërë për të provuar me fakte se deklaratat e Kryeministrit Kurti nuk qëndrojnë dhe për të garantuar që publiku në Kosovë të jetë i informuar drejt.

Është për keqardhje që një Kryeministri i Kosovës jep deklarata që përputhen me narrativat që synojnë të minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sugjerimet se disa nene të ligjit edhe ashtu nuk janë zbatuar dhe se rishikimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë i pranueshëm i japin alibi përpjekjeve për të dobësuar këtë legjislacion vital.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e shohin këtë si një akt që shkon kundër interesave të tyre dhe si një zhgënjim i madh nga një politikan që duhej të ishte mbështetës i të drejtave të shqiptarëve kudo.

I bëjmë thirrje Kryeministrit Kurti të korrigjojë menjëherë deklaratat e tij dhe të mos shërbejë si mburojë për asnjë përpjekje që cenon barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Pavarësisht divergjencave politike, ne besojmë se interesat kombëtare dhe të drejtat e shqiptarëve nuk mund dhe nuk duhet të përdoren për qëllime politike apo për të justifikuar padrejtësitë.

Ky moment duhet të shërbejë si një kujtesë për rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit mes shqiptarëve, veçanërisht kur janë në rrezik arritjet tona historike.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të pranojnë kurrë asnjë hap prapa në të drejtat e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në vend të kontrollorëve ajror, për çdo drejtor M-NAV do të punësojë këshilltarë dhe punonjës me shkollë të mesme me pagë fillestare prej 1.000...

Pasi mori miratimin nga Ministria e Financave, të premten më 13 qershor M-NAV- Shoqëria Aksionare në Pronësi Shtetërore për Menaxhimin e Trafikut Ajror dhe...

Turqi: Pretendimi se “ vajza e Presidentit tonë Erdogan, është gëzuar për vdekjen e gjeneralëve që humbën jetën në sulmin e Izraelit ndaj Iranit”...

Pretendimi se “zonja Esra Albayrak, vajza e Presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, është gëzuar për vdekjen e gjeneralëve që humbën jetën në sulmin e...

Orar pune prej gjashtë orësh, pa ulje të pagave

Partia E Majta propozon në Parlament uljen e orarit të punës në gjashtë orë pa ulje të pagave. Kjo, siç thonë nga E Majta,...

Qëndrimi i qeverisë Netanyahu që nuk njeh ligjin përbën një kërcënim të qartë për sistemin ndërkombëtar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu. Sipas deklaratës së bërë në llogarinë e rrjeteve...

“NO” – Real Madridi i jep një përgjigje të prerë Phil Fodenit në Instagram

Një episod interesant dhe humoristik ka ndodhur në Instagram mes yllit të Manchester Cityt, Phil Foden, dhe klubit mbretëror spanjoll, Real Madrid. Gjithçka nisi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu