Medai Shaholli: Ndryshimi që erdhi me ne!

Afro pesë muaj pas marrjes së mandatit qeveritar premieri Micko, tashmë ka shtrirë për toke kërkesat qyqare dhe joserioze të qullashëve vlenistë për ruajtjen e ligjit për gjuhët e pakicave.

Dy muaj më parë premieri i “drzhavës” Micko ka deklaruar se ligji për gjuhët e pakicave paraqet mospërputhje me kushtetutën dhe si i tillë do të shfuqizohet.
Nga ana tjetër, eksponentët e VLEN-it kanë thënë se shfuqëzimi i këtij ligji është vija jonë e kuqe që nuk kalohet dhe se nuk do të pranojmë një degradim të tillë për identitetin tonë gjuhësor.

Por, despoti Micko i ka bërë llogaritë me lepurushët vlenistë dhe e di qartë se ata nuk do të largohen nga koalicioni për hir të pushtetit edhe pas shfuqëzimit të këtij ligji apo me kalimin e ligjit për “branitellët”, ata do të ngelen aty si “shfalerka” të pallatit të bardhë qeveritar.
Qeveria e koalicionit është e qëndrueshme pasi i ka numrat e nevojshme dhe nuk paraqet krizë qeveritare, por edhe nëse ndodh “mrekullia” që vlenistët të rebelohen dhe të largohen nga koalicioni, ajo do të vazhdojë të qëndrojë më këmbë edhe pa lepurushët e VLEN-it!

Me apo pa VLEN-in qeveria e despotit Micko do të vazhdojë tutje pa u shqetësuar fare pasi ka matur pulsin e patriotizmit të lepurushëve vlenistë brenda koalicionit qeveritar, qotë kjo edhe nga ndonjë pakënaqësi e çastit e shfaqur nga ana e vlenistëve në lidhje me vendimet e padrejta të Gjykatës Kushtetuese ndaj shfuqëzimit të ligjit për gjuhët e pakicave.

Paralajmërimi për shfuqizimin e ligjit famoz të gjuhëve të pakicave (ku shqiptarët e quajnë ligji për gjuhën shqipe) ka parcaktuar linjën e qartë shovene dhe nacionasliste të premierit Micko, i cili pretendon se veç maqedonishtes së tij si gjuhë e shtetit dhe të pushtetit gjuhë tjetër nuk ka.

A ishte ky “Ndryshimi” kur vlenistët premtuan se me ta do të ketë ndryshim në të gjitha fushat, por vetëm pesë muaj të pjesëmarrëjes së tyre në qeverinë e koalicionit “Ndryshimi” erdhi së prapthi jo për së mbari!

Megjithë dëshirën për pozivitet, të tjera befasi të pakëndshme dhe ndryshime na presin në ditët dhe muajt që do të vijnë!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu