Zgjedhje të parakohshme për të konfirmuar legjitimitetin

Shkup, 15 nëntor – Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se lidershipi i vërtetë e tregon forcën e tij në momentet e llogaridhënies. Thirrja për zgjedhje të parakohshme, krahas zgjedhjeve lokale më tetor, nuk është thjesht një kërkesë politike, por një mundësi demokratike që të gjitha palët t’i konfirmojnë besimin popullor, veçanërisht në kohëra të krizës së legjitimitetit. Kështu thotë BDI e Ali Ahmetit, duke e përsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme, ndërsa fillimisht u përmend si mundësi nga vet kryeministri Hristijan Mickoski.

“Ne jemi të gatshëm të përballemi me votuesit dhe të angazhohemi në një proces transparent që reflekton vullnetin e çdo qytetari. Në kohë si këto, qytetarët meritojnë liderë që nuk i shmangen sfidave të demokracisë, por i përqafojnë ato me gjithë zemër. Ne jemi këtu, të përgatitur dhe të sigurt në mandatin që kemi nga populli. Për më tepër, zgjedhjet e parakohshme krahas zgjedhjeve lokale ofrojnë dy përparësi të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët: Nëse zgjedhjet parlamentare mbahen njëkohësisht me ato lokale në tetor, atëherë në vitin 2029 do të kemi për herë të parë në histori mbajtjen e tre proceseve zgjedhore (presidenciale, parlamentare dhe lokale) në një ditë të vetme. Kjo do të rezultojë në kursime të mëdha për buxhetin shtetëror dhe një organizim më efikas të procesit zgjedhor”, thotë BDI.

Duke mbajtur zgjedhjet tani, thuhet në komunikatën e BDI-së, vendi do të ketë një periudhë stabiliteti të plotë deri në vitin 2029, pa shpërqendrime nga fushatat apo proceset zgjedhore. “Kjo periudhë do të mundësojë përqendrim të plotë në zhvillimin ekonomik, reformat strukturore dhe agjendat afatgjata për përparimin e shtetit. Pyetja mbetet: a janë të gjitha forcat politike po aq të përgatitura sa BDI për ta vënë performancën e tyre përballë gjykimit të qytetarëve? Populli po pret dhe po vëzhgon ata që janë të gatshëm të dalin përpara me transparencë të plotë. BDI është e gatshme. Është koha që edhe të tjerët ta tregojnë gatishmërinë e tyre”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu