Ministi Sveçla: Nga 1 janari nga Kosova kanë dalë 2408 autobusë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas raportimeve të mediave se çdo ditë nga stacioni i autobuëve nisen 380-400 autobusë me qytetarë që ikin nga Kosova, për në vendet evropiane.

Sveçla ka thënë se kjo është dezinformatë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Raportimet për “ikje masive” të qytetarëve tanë, veçanërisht përmes transportit me autobusë janë të pavërteta. Ato me ose padashje krijojnë panikë te qytetarët dhe rëndom përdoren pastaj për qëllime politike e dashakeqe kundër shtetit tonë nga Serbia. Lajmet e tilla janë demantuar nga Stacioni i Autobusëve e po ashtu demantohen lehtësisht edhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit, ku dëshmohet se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” të qytetarëve tanë apo flukse të autobusëve.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shkruar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur vendi ynë gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më sot, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalur nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë.

“Për të dëshmuar se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” por me raportime dezinformuese nga disa mediume të papërgjegjshme, për të njejtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3511 autobusë ndërsa kanë dalur nga pikat kufitare 3731 autobusë. Pra, 35% më pak autobusë kanë dalur këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar.”, ka shtuar Sveçla, duke ia bashkuar statusit një tabelë me të dhëna.

Sipas tij, procesi i menaxhimit të udhëtimeve pas liberalizimit të vizave është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai u ka shprehur mirënjohje stafit të Aeroportit, zyrtarëve tanë policor atje si dhe zyrtarëve policor kudo në pikat kufitare.

“Natyrisht, ju bëj thirrje edhe mediave për korrektësi në raportim të lajmeve rreth kësaj teme dhe jo vetëm. Të gjithë qytetarët i falënderoj për respektim të procedurave të udhëtimit pa viza dhe ju dëshiroj rrugë të mbarë si në vajtje ashtu dhe ardhje në vendin e tyre!.”, ka shkruar ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria e Maqedonisë së Veriut mori gjashtë obusë të rinj turq të tipit BORAN

Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka marrë gjashtë obusët e parë të rinj të lehtë të tipit BORAN, të zhvilluar me burime vendase dhe...

Kreu i forcave të armatosura të Iranit u eliminua pak javë pasi Izraeli ekzekutoi paraardhësin e tij! Kush ishte Ali Shadmani që “miratonte planet...

Ushtria izraelite (IDF) eliminoi mbrëmjen e kaluar komandantin e selisë ushtarake Khatam al-Anbiya, Ali Shadmani, i cili zëvendësoi Gjeneral Lejtnant Gholamali Rashid javën e...

Ikja e një heroi të heshtur – Osman Afizi, simbol i sakrificës dhe përkushtimit kombëtar

Para disa ditësh u nda nga jeta atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Osman Afizi, nga fshati Brezë i Karadakut, një emër që pak...

Bombardime masive iraniane shënjestrojnë selinë e Mossadit, Në Tel Aviv

Bombardime masive iraniane shënjestrojnë selinë e Mossadit, një stacion autobusi dhe një ndërtesë në Herzliya në periferi të Tel Avivit, ndërsa mbrojtjet e rënda...

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me Presidentin e Azerbajxhanit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se është takuar me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Shkëlqesinë e Tij Ilham Aliyev. “Kisha kënaqësinë të takoj...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu