Tifozët e Crvena Zvezdas shfaqën flamurin “Kosova është Serbi”, vjen reagimi i UEFA-s

Tifozët huliganë serb nuk lëshojnë rast për të sulmuar shtetin e Kosovës me parulla propaganduese në ndeshjet e futbollit.Një rast i tillë ndodhi edhe mbrëmë në Beograd, aty ku ekipi serb, Crvena Zvezda u poshtërua nga Barcelona duke humbur me rezultat 2-5.

Parulla të tilla ku Kosova është e mbuluar me flamurin serb po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, kështu që në këtë rast GazetaBlic Sport ka kontaktuar me institucionin më të lartë të futbollit evropian, UEFA.Në përgjigjjen e kthyer për redaksinë e GazetaBlic, UEFA deklaroi se janë duke mbledhur fakte mbi rastin, teksa thanë se klubi serb mund të dënohen pas shqyrtimit të rastit.

“Raportimet dhe faktet mbi ndeshjen e luajtur mbrëmë janë duke u mbledhur dhe duke u shikuar nga ne. Atëherë kur raportohen çështje të tilla, hapen procedurat dhe nëse ato çojnë në sanksione disiplinore, ato shpallen në faqen e internetit të disiplinës së UEFA-s. Ne nuk mund të japim më shumë informacion për momentin lidhur me rastin”, shkruhet në përgjigjjen e UEFA-s.
Deri në këtë moment Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka reaguar zyrtarisht.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu