Ahmeti: Nuk kërkojmë pjesëmarrje në Qeveri për ti ikur asnjë përgjegjësie, por për ta respektuar votën e sovranit

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një status në rrjetin social Facebook, ka theksuar se BDI-ja nuk kërkon pjesëmarrje në Qeveri por ti ikur asnjë përgjegjësie, por siç shkruan Ahmeti për të respektuar votën e sovranit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë mbështetjen absolute të qytetarëve në të gjitha proceset zgjedhore që nga viti 2002 gjer në 2024.

Si rezultat i fitoreve zgjedhore ndër vite, kemi qenë në koalicione qeverisëse bashkë me LSDM, VMRO DPMNE, por edhe me Aleancën për shqiptarët, Besën, Alternativën, PDSHnë, ndërsa eksponentë të tjerë kanë qenë pjesë e përgjegjësisë sonë në këto 22 vite në koalicionet tona të përbashkëta.

Përgjegjësitë, të bërat e të pabërat, i kemi ndarë bashkë. Ne nuk kemi ndryshuar në qëndrimet tona, por të gjithë të tjerët kanë ndryshuar në qëndrimet e tyre varësisht të rrethanave, a janë me ne në koalicion ose jo.

Prandaj, ne nuk kërkojmë pjesëmarrje në Qeveri për ti ikur asnjë përgjegjësie të sajuar në vazhdimësi në këto 22 vite, e cila gjithëmonë është ndarë me ju, por për ta respektuar votën e sovranit, për ta ndaluar nënçmimin e shqiptarëve, për ta integruar vendin në Bashkimin Europian, për marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, për veting të tërësishëm të politikanëve, gjykatësve, prokurorëve, oligarkëve, procesit të privatizimit, si dhe drejtësi joselektive të monitoruar ndërkombëtarisht”, shkruan kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Boksieri pëson goditje elektrike gjatë ndeshjes

Boksieri rus, Ivan Parshikov, u godit nga rryma elektrike pas fitores së tij të fundit Boksieri rus, Ivan Parshikov ishte me fat që mbijetoi pas...

Izraeli paralajmëron operacion të madh në Jemen, Irani: Nuk ka armëpushim

Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar se Izraeli është duke u përgatitur për një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Jemen, i...

Përfundon takimi mes krerëve të partive politike në Kosovës, asnjë rezultat!

Korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami bën me dije se ky takim është mbyllur pa rezultat. “Ne kërkuam që nesër të mos vazhdojmë...

SHBA, Gjykata Supreme ndalon librat me përmbajtje LGBTQ në shkolla

Një vendim i bujshëm i Gjykatës Supreme në SHBA ka vendosur në anën e prindërve të shtetit të Merilendit, duke i lejuar ata të...

‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

Vladimir Putin shprehu besimin e tij se Rusia do të dalë fitimtare nga lufta që i shpalli në shkurt të vitit 2022 Ukrainës, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu