Bujar Osmani nga GaziBaba: Çairi është çelësi i ndryshimit, është koha të themi mjaft!

Bujar Osmani: Çairi është çelësi i ndryshimit, është koha të themi mjaft!

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në tubimin e sotëm në Gazi Babë theksoi se qytetarët ndodhen përpara një momenti historik dhe një zgjedhjeje midis vazhdimit të poshtërimit dhe një fillimi të ri që do ta rikthejë shpresën në komunë dhe në shtet.

“Ne çdo detyrë që e kam pasur, edhe në më të vështirat, kam dalë me rezultate. Sepse nëse vazhdojmë kështu, nuk do të ketë më shpresë. Njerëzit do ta humbasin shpresën, një grup do të vazhdojë të pasurohet në kurrizin tuaj, ashtu siç ka bërë për njëzet vjet, ndërsa fëmijët tanë do të kërkojnë rastin e parë për ta lënë Çairin”, tha Osmani.

Ai bëri thirrje për veprim të përbashkët, për ta ndalur këtë gjendje të padrejtësisë dhe degradimit.

“Këtë duhet ta ndalim së bashku. Prandaj kërkoj mbështetjen tuaj për të thënë ‘mjaft është mjaft’, sepse nuk e meritojmë këtë degradim dhe poshtërim”, deklaroi Osmani.

Ai vlerësoi se gjendja në Çair është vetëm një pjesë e problemit më të gjerë të mohimt të të drejtave dhe pabarazisë ekonomike të shqiptarëve.

“Nuk është vetëm Çairi në pyetje, kjo është edhe një çështje kombëtare. Na e morën diasporën, na e hoqën Balancuesin, po na e heqin edhe gjuhën. Sot i pashë shifrat: nga 250 milionë euro të kredisë hungareze, asnjë kompani shqiptare nuk është përfshirë. Asnjë. Çfarë duhet të na bëjnë më shumë që të themi ‘mjaft është mjaft’”, theksoi Osmani.

Ai tha se 19 tetori është “dita e popullit” dhe se populli do të tregojë se nuk dëshiron më të mbetet anash. Osmani theksoi se motivimi i tij nuk është personal, por buron nga ndjenja e përgjegjësisë dhe detyrës ndaj qytetarëve të Çairit.

“Këtë përgjegjësi të madhe në të cilën hyra pa asnjë interes personal as për karrierën time politike, as për ndonjë interes tjetër e mora sepse vlerësova se tani është koha që secili prej nesh të dalë nga rehati dhe ta ndalë këtë gjendje në Çair”, tha Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu