Libri “UÇK-ja paraushtarake te’rroriste në Maqedoni”, Qoku: Autori i saj ka qenë serbomadh, prania e Dimitrievskit në promovim i ulët

Shkruna Bekim Qoku
Pjesëmarrja e kryetarit të Kumanovës dhe kryetarit të partisë politike “E di” Maksim Dimitrievski në promovimin e librit të Ivan Babanovskit, me të cilin përpiqen të njollosin luftën e UÇK-së, është provokim i ultë dhe krejtësisht i panevojshëm kundër marrëdhënieve ndëretnike, që janë vitale për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Përkujtojmë opinionin se Babanovski, autori i librit, ka qenë shef i shërbimit komunist maqedonas në kohën e Jugosllavisë, për të cilin ekzistojnë dyshime se në mënyrë brutale ka keqtrajtuar dhe torturuar kundërshtarët e regjimit komunist, që në fakt ka qenë serbomadh. Qëndrimet e tij, çfarëdo qofshin, t’ia lëmë parimit të fjalës së lirë. Por kaq. Politikanët zyrtarë nuk kanë punë të marrin pjesë në promovime librash apo veprash tjera artistike me simbolika nazistësh dhe tekste denigruese plot shpifje.
Libri i Babanovskit dhe pjesëmarrja e Maksim Dimitrievskit në përurimin e këtij libri shfaqin sindromën e gjeneralëve të vonuar të luftës së vitit 2001. Babanovski dhe Dimitrievski duhet ta kuptojnë se rrota e historisë nuk kthehet dot prapa. Ato duhet të jenë të kujdesshëm të mos përkeqësojnë marrëdhëniet ndëretnike sepse kësisoj po shndërrohen në argatë të politikës shoviniste serbe dhe ruse për destabilizimin e rajonit.
Përpjekjet për të njollosur UÇK me akuza për gjoja terrorizëm dhe fashizëm (në kopertinën e librit shihet simboli i svastikës) korrespondojnë me agresionin rus në Ukrainë, i cili nisi pushtimin me arsyetimet absurde për denacifizimin e vendit.
Përkujtojmë gjithaq Babanovskin dhe Dimitrievskin se për luftën e vitit 2001 Gjykata e Hagës për krime lufte ka dënuar ish ministrin e brendshëm Lube Boshkovskin dhe pjesëtarin e forcave të policisë shtetërore, Johan Tarçullovskin. Akuzat kundër drejtuesve dhe pjesëtarëve të UÇK kurrë nuk janë provuar kurrë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu