Lavrov: SHBA po përpiqet të forcojë infrastrukturën e NATO-s në rajonin Azi-Paqësor

Në takimin me ministren e Jashtme të Koresë së Veriut, Choe Son-hui, Lavrov theksoi se janë pro zgjidhjes gjithëpërfshirëse dhe të drejtë të problemeve në Gadishullin Korean dhe përgjithësisht në Azinë Verilindore
Dmitri Chirciu |

Lavrov: SHBA po përpiqet të forcojë infrastrukturën e NATO-s në rajonin Azi-Paqësor

Moskë
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se SHBA-ja po përpiqet të forcojë infrastrukturën e NATO-s në rajonin Azi-Paqësor, transmeton Anadolu.

Lavrov u takua me ministren e Jashtme të Koresë së Veriut, Choe Son-hui, e cila qëndron për vizitë në Moskë.

Në fjalimin e tij, Lavrov theksoi se janë pro zgjidhjes gjithëpërfshirëse dhe të drejtë të problemeve në Gadishullin Korean dhe përgjithësisht në Azinë Verilindore.

“Politika e SHBA-së dhe e vendeve që ndjekin SHBA-në në rajon për të paraqitur kërcënim për sigurinë e Koresë së Veriut, pengon përparimin në drejtim pozitiv. I bëjmë thirrje që të heqin dorë nga çdo lloj hapi që shkakton rritjen e tensionit dhe ne do ta vazhdojmë ta bëjmë këtë” deklaroi Lavrov.

Pasi foli edhe për situatën në rajonin e Azi Paqësorit, Lavrov theksoi se “SHBA-ja dhe aleatët e saj po përpiqet të forcojë infrastrukturën e NATO-s në këtë rajon”.

Duke tërhequr vëmendjen se Koreja e Veriut mbështet Rusinë në çështjen e Ukrainës, Lavrov vuri në dukje se me Korenë e Veriut veprojnë në platforma ndërkombëtare në mënyrë të koordinuar.

Ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut, Choe Son-hui, tha se marrëdhëniet me Rusinë janë zhvilluar falë interesit të veçantë të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke shtuar se shpresojnë që këtë vit marrëdhëniet do të arrijnë në një nivel të ri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu