Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai thirret nga Silvinjo

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Feta Fetai është dalluar që në moshë të vogël. Edhe pse me një trup të vogël, shqiptari nga Dizhoni i Çairit – Shkupsot në një objekt admirimi dhe vëmendjeje në Kroaci. Feta Fetai, mesfushori 18-vjeçar, pasi shkëlqeu në futbollin e moshave të Maqedonisë së Veriut, u bashkua me skuadrën e Lokomotiv Zagreb, , në Ligën e Parë kroate, ku gjithashtu arriti të shkëlqejë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Banorët e Gazës pranuan ndihmat humanitare të dërguara nga Kosova

Banorët e Gazës kanë pranuar ndihmat humanitare të ndara nga Qeveria e Kosovës për ta dhe menjëherë ka nisur shpërndarja e ndihmave për familjet...

Lidhja e Edit me Dolcen në krizë!

Në shtëpinë më të madhe në vend, tensionet duket se po arrijnë kulmin. Edi ka ndarë me Londrimin dyshimet dhe shqetësimet e tij rreth...

Sulmuesi në plazhin Bondi në Australi, anëtar i klubit serb “Zastava” në Sidnej

Sulmuesi në plazhin Bondi në Australi, anëtar i klubit serb “Zastava” në Sidnej Një prej autorëve të sulmit terrorist në plazhin Bondi ka qenë anëtar...

Osmani: Jo njëherë, por disa here e kam vizituar edhe Bedri Hamzën

Osmani u pyet nga gazetarët pse nuk e kishte vizituar Hamzën gjatë kohës që ai ishte kryetar i Mitrovicës, por këtë e quajti “propagandë”. Presidentja...

Nazarko: Kontributi i Rexhep Meidanit për Kosovën në vitin 1999 mbetet i pavlerësuar

Gazetari Mentor Nazarko ka deklaruar se kontributi i ish-presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, për Kosovën gjatë viteve të luftës dhe krizës së vitit 1999,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu